LAJMI I FUNDIT:

Malishevë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Muharrem Berishës

Malishevë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Muharrem Berishës

Po vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës, nga Gurbardhi i Malishevës, i cili nga data 24 qershor, është raportuar i zhdukur.

Gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar operacione të kërkimit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha organet përkatëse dhe vullnetar të shumtë, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe sot nga orët e mëngjesit.

Sipas komandantit të incidentit, Halit Mazreku, drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, me të marrë informacionin për zhdukjen e personit në fjalë, menjëherë ka aktivizuar të gjitha mekanizmat përkatës dhe po e drejton operacionin e kërkimit.


“Në këtë kërkim, krahas organeve kompetente komunale, të cilat janë në bashkëpunim të ngushtë me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave (AME), po marrin pjesë edhe ekipet e specializuara për kërkim dhe shpëtim të FSK-së, njësitë e specializuara të policisë, përfshi edhe njësinë K9, shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtim në Malishevë dhe qindra vullnetar. Me këtë rast, apelojmë tek të gjithë banorët e zonës që të jenë bashkëpunues dhe çdo informatë të shkoj përmes vijës institucionale dhe të njoftohen organet kompetente”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori