LAJMI I FUNDIT:

Malishevë, fillon fushata e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave

Malishevë, fillon fushata e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave

Në kuadër të zbatimit të programit për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), sot në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit vdekje prurës të etheve hemorragjike krime kongo.

Dezinsektimi kundër rriqrave është njëra nga masat parandaluese të përhapjes së EHKK.

Siç bëhet e ditur, kjo fushatë ka filluar në fshatin Drenoc, ndërsa zbatimin e kësaj fushate të dezinsektimit e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për emergjenca, Hafir Rexha.


Fushatën e dezinsektimit, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka vlerësuar “si një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të masave parandaluese, pasi rriqra është bartëse e virusit dhe dezinsketimi i zonave ku ka më shumë raste të thumbimeve nga rriqrat, është i domosdoshëm”.

Edhe sot, Berisha, ka kërkuar nga ana e institucioneve përgjegjëse, përkatësisht nga AUV, që të marrin masa për zbatimin e masës më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK, atë të repelimit të kafshëve, pasi kjo masë ndihmon në ndërprerjen e ciklit të rriqrave dhe zvogëlon mundësinë e zhvillimit të virusit tek rriqrat, e rrjedhimisht edhe bartjes së virusit nga rriqra te njeriu.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori