LAJMI I FUNDIT:

Malisheva triumfon në udhëtim ndaj Suharekës dhe merr kreun e tabelës

Malisheva triumfon në udhëtim ndaj Suharekës dhe merr kreun e tabelës

Suhareka ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Malishevës në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit ia dolën që të kalojnë në epërsi në minutën e shtatë me golin e Mevlan Zekës, por që ai u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm dy minuta më vonë, ishte pikërisht Zeka që shënoi për t’i dhënë epërsinë Suharekës prej 1-0 pas asistimit të Ajdin Nukic.


E njëjta situatë ndodhi edhe me mysafirët, të cilët shënuan me Arlind Veliun në minutën e 44-të, por që edhe goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Malisheva shfaqi një fytyrë tjetër në pjesën e dytë, duke arritur që të shënojë dy herë brenda pak minutave për të kompletuar përmbysjen.

Arlind Veliu shënoi fillimisht në minutën e 58-të për të barazuar rezultatin në 1-1, ndërsa Fatjon Bunjaku në minutën e 63-të realizoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Etnik Brrutit.

Për t’i shuar përfundimisht shpresat e Suharekës u përkujdes Drilon Hazrollaj i cili në minutën e 82-të shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas javës së tetë, Malisheva mban lidershipin në Superligën e Kosovës me 17 pikë të grumbulluara ndërsa Suhareka ka 13 sosh dhe renditet në pozitën e gjashtë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Arrihet marrëveshja personale, Osimhen do t'i bashkohet gjigantit anglez

Arrihet marrëveshja personale, Osimhen do t'i bashkohet gjigantit anglez

Premier League
Real Madridi e përfshinë një yll të skuadrës në bisedime me Leverkusenin për Xabi Alonson

Real Madridi e përfshinë një yll të skuadrës në bisedime me Leverkusenin për Xabi Alonson

La Liga
Zbulohet klubi të cilit Florian Wirtz dëshiron t’i bashkohet sezonin e ardhshëm

Zbulohet klubi të cilit Florian Wirtz dëshiron t’i bashkohet sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Real Madridi ‘arrin marrëveshje’ për yllin e Arsenalit pak ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Real Madridi ‘arrin marrëveshje’ për yllin e Arsenalit pak ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

La Liga
Gjigantët anglezë në garë të madhe për Eberechi Ezen

Gjigantët anglezë në garë të madhe për Eberechi Ezen

Premier League
Po kërkohen nga top klubet, Eintracht Franfkurt i trondit me çmimin e kërkuar për dyshen Ekitike-Larson

Po kërkohen nga top klubet, Eintracht Franfkurt i trondit me çmimin e kërkuar për dyshen Ekitike-Larson

Bundesliga
Kalo në kategori