Malisheva lëshon fitoren në frymën e fundit ndaj Feronikelit '74

4:"Dili
Malisheva ka luajtur baras 1-1 kundër Feronikelit '74 në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Në pjesën e parë mysafirët arritën të kalojnë dy herë në epërsi me anë të Fatjon Bunjakut, por që të dy golat i anuloi VAR-i.
Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme, ekipi i Bekim Isufit ia doli që ta gjejë golin.
Në sekondat e fundit të takimit, Feronikeli '74 ia doli ta gjejë golin e barazimit me Armend Gashin (100+10') i cili shënoi për 1-1.
Kjo ishte pika e parë që vendasit arritën ta marrin këtë sezon pasi paraprakisht i kishin humbur të gjitha ndeshjet.
Pas kësaj jave Malisheva renditet momentalisht në vendin e parë me 14 pikë, teksa vendasit pozicionohen në vendin e fundit me një pikë./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/09/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































