LAJMI I FUNDIT:

406 nëna marrin nga 100 euro për foshnjat e tyre në Malishevë

406 nëna marrin nga 100 euro për foshnjat e tyre në Malishevë

Komuna e Malishevës ka bërë ekzekutimin e 40 mijë e 600 euro për 406 nëna që kanë lindur gjatë këtij viti e që kanë aplikuar për përkrahje.

Sipas një njoftimi për media, kjo vjen në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës për përkrahje financiare për nënat që lindin.

Tutje në njoftim thuhet se srejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në komunën e Malishevës, Valon Mazreku ka bërë të ditur për ekzekutimin e mjeteve financiare për 406 nënat në këtë komunë.


“Janë ekzekutuar mjete për të gjitha ato nëna që kanë lindur fëmijë dhe kanë aplikuar për përkrahjen që Komuna e Malishevës e ofron dhe bëhet për 406 nëna që kanë aplikuar, dhe të cilat përkrahen me nga 100 euro. Pra janë ekzekutuar 40 mijë e 600 euro”, ka bërë të ditur drejtori Mazreku.

Nëpërmjet njoftimit thuhet se drejtori Mazreku, ka sqaruar, se kjo përkrahje bëhet sipas vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, dhe përkrahja nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur, ndërsa kjo përkrahje do të vazhdoj për aq sa ky vendim është në fuqi dhe nuk ndryshohet me vendim tjetër.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se brenda vitit kjo është hera e dytë që ekzekutohen mjete për nënat që kanë aplikuar për përkrahje.

“Në muajin prill është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna dhe tani për 406 nëna, që i bie se brenda këtij viti janë përkrahur 806 nëna, apo shprehur në mjete, janë paguar 80 mijë e 600 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori