LAJMI I FUNDIT:

Malisheva edhe një ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19

Malisheva edhe një ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19

Edhe dje Malisheva e kaloi ditën pa asnjë rast të prekur me COVID-19, ndërsa nëntë mostrat e testuara gjatë 24 orëve të fundit, kanë dalë negative.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që t[ jenë të durueshëm edhe pak ditë në mënyrë që të ndihen të sigurt të gjithë së bashku dhe të fillojnë edhe me punën dhe jetën e rregullt.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, jemi në ditën e pestë me radhë që nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 dhe kjo është meritë e juaja, sepse po tregohemi të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në raport me këtë pandemi që e ka kapluar botën. Ju bëj thirrje të gjithëve, që të vazhdojmë t’i zbatojmë udhëzimet dhe këshillat e IKSHP-së, të jemi edhe pak ditë të durueshëm, në  mënyrë që të ndihemi të sigurt të gjithë së bashku dhe të fillojmë edhe me punën dhe jetën e rregullt, ashtu siç e meritojmë”, ka thënë ai, raporton KP, ndërsa ka shtuar se nëse vazhdohet kështu shumë shpejt Malisheva do të dalë nga karantina.


“Nëse vazhdojmë kështu, shumë shpejt Malisheva do të dal nga karantina, prandaj të kujdesemi të gjithë së bashku dhe t’i zbatojmë të gjitha këshillat dhe udhëzimet, e organeve përgjegjëse shëndetësore, si dhe të organeve qeveritare dhe komunale”, ka thënë Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori