LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi paralajmëron mundësinë e korrigjimit të kufirit me Kosovën

Mali i Zi paralajmëron mundësinë e korrigjimit të kufirit me Kosovën

Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët, respektivisht aneksit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve.

Kështu thuhet në deklaratën e sotme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, e cila shton se ka mbetur mundësia për korrigjime eventuale teknike të kufirit, njofton FoNet.

“Në deklaratën e nënshkruar është paraparë formimi i një grupi të përbashkët punues për përcaktimin e kufirit,  gjë që në bazë të Nenit 7 të Marrëveshjes paraqet fazën përfundimtare të procesit demarkacionit dhe lë mundësi për korrigjime eventuale teknike,  me rastin e demarkimit të kufijve në teren”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, përcjell Telegrafi.


“Me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit edhe me një vend tjetër fqinj, Mali i Zi është konfirmuar si një anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s”.

“Duke mbrojtur interesat e saj, Mali i Zi në vazhdimësi i kontribuon stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit, gjë e cila, ndër të tjera, është në përputhje me Strategjinë e miratuar së fundmi të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratëne MPJ të Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori