Gjeografi Florim Isufi, ka publikuar një rezultat të ri pas analizimit të hartave kadastrale. Sipas tij, kur Mali i Zi kishte dërguar koordinatat për territorin e vet më 2013, kishte 6600 hektarë më pak sesa që ka tash.
“Sot kemi lajme sa të mira aq edhe të këqija. Pas pretendimeve kryesisht nga ndërkombëtarët se më 2007 janë dërguar koordinatat e kufijve të ri që kanë përgatitë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në Eurogeographics, Besa Luzha, Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi kërkuan datasetin zyrtar për Kosovën dhe Malin e Zi (Mali i Zi ka dërguar koordinata më 2013).
Për fat të mirë këto datasete mund të qasen dhe shkarkohen falas. Duke analizuar të gjithë këto informata dhe duke shkarkuar të gjitha të dhënat nga Eurogeographics kemi konstatuar se diçka nuk është në rregull.
Nga analizat e bëra kemi konstatuar se:
1. Hartat janë digjitale në formatin vektor në stilin poligon,
2. Mund të llogaritet gjatësia e kufirit për secilin shtet
3. Mund të llogaritet sipërfaqja për secilin shtet
4. Dy shtetet janë të prezantuara me hartat e tyre si Kosova ashtu edhe Mali i Zi.
Pastaj kemi konstatuar se sipërfaqet e dy shteteve nuk përputhen me ato që i kanë zyrtare. Shqetësuese është sipërfaqja e Malit të Zi që aq me këmbëngulje u mbrohej me 3 gusht. Sipërfaqja e Malit të Zi bazuar në hartën zyrtare të dërguar në Eurogeographics rritet për 66 km2 apo për 6600 hektarë, aq sa Kosova i humbë sipas hartës numër II të prezantuar nga ne me 3 gusht, apo aq sa humb sipas hartës së zonave kadastrave të vitit 1974.
Nëse analizohet harta zyrtare e Malit të Zi të dërguar në Adriatik Atllas nga qeveria e Malit të Zi me hartën e Eurogeographics po ashtu të dërguar nga qeveria e Malit të Zi del se ka dallim në sipërfaqe për 6600 hektarë.
Kjo dëshmon se Mali i Zi që nga viti 1945 deri në vitin 2015 ka pasur 13812km2, ndërsa pasi t’i përfundojë të gjitha demarkimet dhe sipas hartës së dërguar në Eurogeographcs, Mali i Zi do t’i ketë 13878 km2.
Ja kështu Kosova humbë sipërfaqe, ndërsa Mali i Zi fiton në dëm të Kosovës.
Këtë mund ta vërtetojë kushdo që ka qasje në Gjeo-data Bazën e Eurogeographics ose në Adriatik Atllas. Për hartën e Eurogeographics kanë dal me deklarata përkrahës edhe disa ndërkombëtarë. Është për çudi pse edhe qeveria nuk i vërteton këto fakte. Mos me vetëdije po e anashkalon këtë fakt. Kjo është kot sepse pas disa viteve Mali i Zi zyrtarisht nuk do t’i ketë 13812km2 por 13878km2 apo 6600ha më shumë” (sic.), ka shkruar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës