Dy persona kanë marrë lëndime të rënda nga një aksident që ka ndodhur në hyrje të fshatit Novo Sello në Gjorçe Petrov.

Sipas Fokus, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 kur një makinë "Yugo" është përplasur për shtyllën elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dy personat të cilët kanë qenë në makinë kanë humbur vetëdijen, ndërsa me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në spital.

Akoma nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa pritet të konfirmohen edhe shkaqet e aksidentit./Telegrafi/

1 9 1

1 8 1