Temperatura të larta, diell, vapë. Dhe ju shpresoni që buzëkuqi, hijezuesi dhe krempudra të mos ju fshihen. Që makijazhi juaj të mos shkrijë, ndiqni këshillat, të cilat janë shumë të thjeshta dhe funksionojnë me të vërtetë.
Gjithçka do të ishte e përsosur nëse makijazhi juaj, sapo vjen stina e verës, shkrihet si bora në diell. Ndodh në qytet dhe gjatë rrugës shtëpi-zyrë, gjatë fundjavave në det, atëherë ku ju doni të dukeni më e bukur. Por zgjidhja ekziston. Mjafton të dini disa sekrete të vogla dhe t’i vini në praktikë.
Lëkurë pa të meta
Zgjidhja më e mirë për të pasur lëkurën si të mëndafshtë dhe të njëtrajtshme nga mëngjesi deri në darkë, është të përdorni një krem pudër diellore me filtër kundër rrezeve ultravjollcë dhe kundër ujit.
Kur jeni në plazh, refleksi i diellit mbi det i minimizon defektet dhe nxjerr në pah bukurinë e fytyrës. Dhe mjafton të përdorni pak krem pudër, që lëkura të duket e lëmuar dhe e përsosur.
Shmangni korrektorin. Në kontakt me krem pudrën kundër ujit reagon ndryshe ndaj ujit e djersës dhe mund të njollosë lëkurën.
Sytë në ton pastel
Ngjyrat e modës këtë vit janë ato të pastelit, rozë, bojë qielli, gri perlë, ju japin një pamje të freskët dhe të shndritshme. Por kur duhet të zgjidhni hijezuesin lindin dyshime. Më mirë pluhur apo krem? Për t’i rezistuar djersës apo për t’u larë në det, shumë të mirë janë lapsat e mëdhenj, që i kanë majat e buta dhe kështu që nuk gabon në lyerjen e tyre. Plotësojeni tualetin me një rimel kundër ujit. Për një shikim më joshës duhet të dendësoni dhe të lakoni qerpikët sa më shumë të jetë e mundur: sekreti është që në fillim të përdorni krëhërin e vogël për t’i ndarë. Më pas lyeni sërish me rimel. Hiqni dorë nga peneli dhe lapsi i zi. Djersa dhe banja bëjnë që ato të bien dhe të acarojnë sytë.
Buzët
Këtë verë synoni me makijazhin e syve në tonet pastel; goja bën ndryshim të vërtetë. Dhe mos harroni që në këtë rast dielli luan në favorin tuaj, nëse përdorni një produkt të shndritshëm, i bëni më mishtore dhe joshëse. Problemi i vetëm është se shkëlqyesi nuk është kundra ujit. Si pasojë duhet ta aplikoni disa herë në ditë. Atëherë veproni kështu: aplikoni një buzëkuq në tonalitet jo shumë të errët dhe për të shmangur që buzët të thahen aplikoni mbi to gjalpë kakaoje ose një shkëlqyes me efekt zbutës, të cilin këshillohet ta zgjidhni në ngjyrën e lapsit që keni konturuar buzët.
Kujdes! Mos vendosni buzëkuqin tuaj të zakonshëm, pasi substancat që e përbëjnë atë priren të shkrijnë nga vapa. Dhe ngjyra mund të hyjë në rrudhat e holla të buzës, duke prishur në këtë mënyrë formën e buzës.
Ngjyrat gjithmonë të shkëlqyeshme
Sidomos në det drita e diellit ndryshon nga ora në
orë. Dhe ndryshojnë edhe rregullat e makijazhit, sepse nga mëngjesi deri në orën 15.00 drita është në maksimumin e saj, edhe në fytyrën tuaj. Vendosni pak krem pudër dhe shumë rimel (e bën më të dukshëm hijezuesin) dhe aplikoni shumë shkëlqyes te buzët.
Pasdite kur drita bëhet më e butë forconi sasinë e hijezuesit dhe përhapni në fytyrë një krem pudër të errët me reflekse të shkëlqyeshme. Kështu do t’i jepni fytyrës një pamje të ngrohtë dhe të shkëlqyeshme.
Flokët
Për të pasur flokë të bukur edhe kur jeni me pushim, është që të kujtoheni gjithmonë t’i mbroni ato kur jeni në plazh, ose kur bëni banjë me një vaj specifik që të jetë si një barrierë ndaj rrezeve diellore.
Lajini çdo ditë për të eliminuar rërën dhe kripën. Që të mos prishen nga larjet e shpeshta, përdorni shampo delikate që të mos përmbajnë tensioaktivë.
Një herë në javë aplikoni një maskë ushqyese ose një kompresë ristrukturuese.
Për të rigjallëruar flokët e fikur nga dielli, era dhe kripa, një masazh i përditshëm është shumë i efektshëm përpara shampos. Ndikon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut në nivelin lëkuror, kufizon prodhimin e dhjamit dhe largon rrezikun e rënies së flokut. Masazhi kryhet me mollëzat e gishtave, duke ushtruar një shtypje të lehtë në lëkurë me lëvizje rrethore.
Kur të ktheheni nga pushimet
Sapo të keni mundësi shkoni te parukieri për të bërë prerjen për të gjallëruar ngjyrën dhe në shtëpi përdorni shampon dhe balsamin e duhur për flokët tuaj.
Nëse flokët tuaj janë shumë të djegur, atëherë mos përdorni xhel për fiksimin e flokëve, por vetëm shkumë. Mos përdorni as piastrën për të shtrirë flokët.
Mos i kapni bisht, gërshet apo çfarëdolloj forme që kërkon përdorimin e llastikut.
Aplikoni masa ushqyese ose kompresa përforcuese.
Po ju këshillojmë njërën që mund ta përdorni në shtëpi, e cila është shumë e përshtatshme për flokë shumë të hollë:
Grini hollë dy mollë, vendoseni masën e përftuar, hollojeni me dy lugë vaj bajameje (mund ta gjeni në çdo farmaci). Me të arritur një përbërje homogjene lyejini duke i ndarë flokët në sesione, më pas krihini me një krehër me dhëmbëza të mëdha, duke e shpërndarë mirë përzierjen në gjithë gjatësinë e flokut. Lëreni të veprojë për 30 minuta, shpëlajini me ujë të vakët dhe më pas procedoni me shampon tuaj të zakonshme.
Si të mbroni sytë nga dielli
Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejt në orët që ka më shumë dritë.
Shikimi duhet mbrojtur nga rrezet UV, duke shmangur ekspozimin në orët 11.00-16.00. duhet të
keni parasysh dritën e ekspozuar nga toka. Uji i detit për shembull fuqizon së tepërmi sasinë e rrezeve që depërton në sy.
Mos harroni asnjëherë syzet e diellit. Duhet t’i mbani gjithmonë kur jeni në ajër të pastër, edhe pse qielli është me re apo jeni poshtë çadrës. Shumica e rrezatimeve të shndritshme janë përthithur nga niveli i thjerrëzave qelqore të syve dhe mund të shkaktojnë probleme në sy.
Zgjidhni syze që i përthithin plotësisht rrezet UV.
Thjerrëzat mbrojtëse duhet të jenë në gjendje të përthithin plotësisht rrezet ultravjollcë dhe deri në 96% rrezet infra të kuqe. Përthithja totale e rrezeve infra të kuqe përbën mbrojtjen optimale, por është e pamundur për t’u realizuar, sepse do të verifikohej një shtrembërim në perceptimin e ngjyrave blu që do të shfaqet e zezë, ngjyra e verdhë do të ishte e zbehur dhe ngjyra vjollcë do të dukej e kuqe.
Kontrolloni etiketën
Është mirë të kontrolloni gjithmonë etiketën në momentin e blerjes së syzeve të diellit. Etiketat duhet të mbajnë edhe treguesin e fuqisë filtruese një një shkallë nga zero deri në katër.
Treguesi 0: tregon një fuqi filtruese zero, pra që lënë të kalojë nga 80-90% të rrezatimit të shndritshëm.
Treguesi 1: pengon 43-80% të rrezatimit të shndritshëm.
Treguesit 2 dhe 3: janë syze të këshillueshme për një ndriçim të mesëm dhe të fortë si në det për shembull gjatë verës.
Syzet me tregues 4 janë të përshtatshme në kushtet e një ndriçimi diellor të jashtëzakonshëm, për shembull në male me dëborë.
Tregoni kujdes në përzgjedhjen e skeletit
Është mirë që të mos ndiqni shumë modën në përzgjedhjen e skeletit, i cili duhet të jetë sa më shumë mbështjellës, në mënyrë që të mbulojë gjithë zonën që rrethon syrin. Ky skelet është i këshillueshëm, sidomos për në punë ose për aktivitete sportive, të cilat kërkojnë ekspozim në ajër për një kohë të gjatë. Anësoret dhe bishti i syzeve nuk duhet të jenë shumë të gjera, që të mos pengojë shikimin anash.
Vërini syzet edhe në det
Ata që pëlqejnë skitë në det ose të shëtisin me varkë, duhet të tregojnë më shumë kujdes, pasi kalojnë shumë kohë në kontakt me diellin dhe me ujin, refleksi i të cilit shton intensitetin e rrezeve ultravjollcë. Përdorimi i syzeve për ata është i domosdoshëm. Skeleti duhet të ketë një formë anatomike dhe duhet të jetë mbështjellës që të mbështetet mirë në hundë dhe në veshë për të garantuar komoditet dhe mbrojtje.
Zgjidhni syzet në ngjyrën më të përshtatshme
Ngjyra e syzeve është thelbësore. Dhembja e kokës,
të vjellat, marramendja… mund të shkaktohen pikërisht nga zgjedhja e një ngjyre jo të përshtatshme me kërkesat e të parit. Një njeri që shikon mirë duhet të zgjedhë nga ngjyra kafe te jeshilja e grija.
Miopët duhet të zgjedhin ngjyrën kafe, sepse defekti i tyre i bën të fokusojnë më mirë spektrin e dritës më të afërt me infra të kuqe. Jeshilja për ato që janë dritëgjatë ose hipermetropë, sepse në këto raste priret të fokusohet spektri i dritës më afër me atë ultravjollcë.
Syzet e sfumuara (të errëta sipër dhe të qarta në bazë) në gjyrë blu, të verdhë, të kuqe dhe lejla, nuk këshillohen, sepse nuk e filtrojnë aq sa duhet dritën e diellit.
Përpara se të zgjidhni syzet është e këshillueshme të bëni një vizitë te okulisti
Kujdes me lentet e kontaktit
Ata që mbajnë lente kontakti rrezikojnë më shumë, sepse këto janë proteza të vendosura në sy që e shtojnë thatësinë dhe mund të shkaktojnë probleme. Prandaj është mirë të mos i vendosni në plazh. Lentet UV blocking (kundër rrezeve UV) janë një mbrojtje më tepër, por efekti i tyre nuk është ende i
tillë, që të lejojë zëvendësimin prej tyre të syzeve të diellit.
Mbrojeni shikimin tuaj edhe në tavolinë
Sytë dhe shikimi mund të mbrohen edhe nëpërmjet ushqimit:
– është e këshillueshme një dietë e pasur me substanca antioksiduese (si ekstraktet e mjedhrës, vitamina A dhe E, të cilat gjenden në perimet e verdha, të kuqe e të gjelbërta, frutat e freskëta dhe vezët), substancat alkalinizuese.
Karrotat janë thelbësore për të përmirësuar shikimin në errësirë. Ato përmbajnë betakarotin, që trupi ynë e shndërron në vitaminë A. Në retinë një lloj vitamine A shërben për formimin e pigmenteve pamore. Konsumimi i frutave, spinaqit, lakrës dhe misrit, mund të përmirësojnë perceptimin pamor e të ngjyrave dhe të ulin mundësinë e humbjes së shikimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës
Dashuri apo obsesion?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje