Dëshira e një grupi të rinjve nga Prizreni për të pasur një qendër të komunitetit për zhvillimin dhe rritjen e ideve në fushën e teknologjisë është bërë sebep për formimin e Makerspace Innovation Center Prizren.
Hapat e parë janë vënë në vitin 2017. Një grup i vogël i profesionistëve e entuziastëve të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit në saje të mbështetjes modeste nga organizata “Help” kanë arritur që ta hapin qendrën, në hapësira të kufizuara.
Pavarësisht kësaj vullneti i tyre ka qenë i çeliktë për të nxitur moshatarët e tyre për inovacion e ndërmarrësi. Por edhe për të aftësuar gjeneratat më të reja.
Kësisoj pas punës disavjeçare, Makerspace Innovation Center Prizren është shndërruar në bërthamën e ekosistemit digjital të Prizrenit, duke zënë vend të rëndësishëm edhe në kuadër të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve, në ish-kampin e KFOR-it gjerman.
Njëri prej bashkëthemeluesve të kësaj qendre, Arbër Kryeziu kujton nisjen e këtij rrugëtimi para 7 vitesh.
“Makerspace është iniciativë që ka filluar në vitin 2017. Por si ka filluar? Pas disa viteve të studimeve dhe punës në Prishtinë, ne u kthyem në Prizren dhe e pamë që qytetit po i mungon një qendër ku të rinjtë dhe të rejat munden me u taku, me u bë bashkë dhe me i nda të njëjtat brenga dhe me u zhvillu bashkërisht”, ka thënë Kryeziu për Telegrafin.
Sipas tij, falë një donacioni të asaj kohe është bërë e mundur ofrimi i trajnimeve në shkathtësi digjitale dhe ndërmarrësi.
“Makerspace ka qenë një ide, apo një ëndërr bashkë me Enisin gjatë kohës së studimeve. Duke e parë mungesën që e kishte Prizreni, ne e morëm, iniciativën bashkë me disa të rinj të tjerë për ta krijuar këtë qendër. Edhe bashkë me organizatën Help që na besuan në fillet e para të kësaj iniciative ne hapëm Makerspace Innovation Centre 1.0 në një hapësirë prej 100 metrave katrorë me dy klasa të vogla dhe një laborator, por me një dëshirë dhe vullnet për me bë shumë punë për të rinjtë dhe të rejat në Prizren, duke ofruar trajnime të ndryshme në shkathtësi digjitale, në ndërmarrësi, dhe kjo qendër të shërbej si adresë, dhe me bë Prizrenin me u dallua si një qendër e zhvillimit teknologjik”, ka deklaruar Kryeziu.
Në vitet e para të punës përqendrimi ka qenë në trajnime, hapësira të përbashkëta të punës si dhe në aktivitetet e rrjetëzimit për komunitetin.
Puna me përkushtim ka bërë të mundur edhe transformimin përkatësisht rritjen e kësaj qendre vetëm brenda pak viteve të veprimtarisë. Me kalimin e viteve janë zgjeruar kapacitetet dhe ekipi, dhe Makerspace është bërë një shtyllë e rëndësishme që promovon inovacionin, edukimin dhe ndërmarrësinë në Prizren dhe më gjerë.
Drejtori Ekzekutiv i Makerspace Innovation Center Prizren, Enis Qafleshi ka bërë të ditur se shndërrimi i ish-kampit ushtarak të KFOR-it gjerman në Park të Inovacionit dhe Trajnimeve ka hapur horizontin për zgjerimin e veprimtarisë së kësaj qendre.
“Aktiviteti i Makerspace prej vitit 2021 është zhvendos në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, pikërisht për arsyen e komplementimit të aktiviteteve tona me qëllimin e këtij parku. Besojmë se i kemi sjellë një vlerë të mirë qytetit përgjatë tri viteve të operimit para Parkut, me një pauzë të lehtë përgjatë vitit të pandemisë dhe tash këto tri vite brenda këtij parku. Dua të theksoj se aktiviteti ynë zgjeruar me ofrimin e shërbimeve për ndërmarrësit e rinj, konkretisht bizneseve startup, me ofrimin e shërbimin për kompanitë ekzistuese dhe ato në rritje përmes transformimit digjital si dhe ofrimin e trajnimeve dhe aftësimit profesional për të rinjtë dhe të rejat dhe të gjitha nivelet e moshave të rritura”, ka thënë Qafleshi për Telegrafin.
Aktualisht, e vendosur në ITP, Qendra e Inovacionit Makerspace Prizren ofron programe të arsimit dhe trajnimit profesional me fokus në punësim; mbështetje për ndërmarrësinë dhe fillimin e bizneseve të reja; hapësira të përbashkëta pune; MakersLab – laboratorin e industrisë krijuese, si dhe aktivitete dhe ngjarje për rrjetëzim të fokusuara në komunitet.
Në këtë rrafsh është një vend ku inovatorët, ndërmarrësit, entuziastët e teknologjisë dhe studentët mblidhen së bashku për të shkëmbyer ide, zhvilluar teknologji të reja dhe për të pasur një ndikim në të gjithë komunitetin.
Deri më tani kjo qendër ka bashkëpunim me 40 partnerë, ka krijuar mbi 200 vende pune, ka mbi 1,000 përfitues trajnimesh, mbi 3,000 njerëz të përfshirë, pastaj mbi 40 ekipe të startup-eve dhe ka realizuar afër 270 ngjarje, raporton Telegrafi.
Mirëpo këtu nuk marrin fund synimet e ekipit të Makerspace.
“Tash e tutje do të shohim përpara për një rrugë te re të zhvillimit të ekosistemit digjital të Prizrenit dhe rajonit me qendër fokusi në këtë vend dhe këtë Park”, ka përfunduar Qafleshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2024-2025 nis pa telashe në shkollat e Komunës së Prizrenit
Shoqata “Esnaf” vitin jubilar e ka shënuar me projekte për zhvillimin ekonomik dhe social
Pas një viti me sfida dhe suksese, Teatri “Bekim Fehmiu” nis vitin 2025 me ambicie të reja
"Nuk jemi në një pazar këtu": Politikanët gjermanë reagojnë rreth kërkesës së re të Trump për shpenzimet e mbrojtjes
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Kalimi i Gjestit në Shqipëri, reagon Olsa Muhameti: Po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës
Përmbledhje e momenteve më epike të Gjestit në orët e para të BBVA - shndërrohet menjëherë në kryefjalën e formatit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë