Makerspace Innovation Center Prizren mbështet startup-et me program të ri

Makerspace Innovation Center Prizren ka lansuar programin që synon të përkrahë start-upet në zhvillimin e marrëdhënieve me klientët dhe mbështetje në mentorim.
Sipas njoftimit ky shërbim do ti ofrohet startup-eve të Makerspace Innovation Center Prizren dhe atyre të pozicionuara në ITP Prizren.
“Në Makerspace Innovation Center Prizren u lansua ofrimi “Customer Development and Mentoring Support”, një program që synon të ndihmojë startup-et në testimin dhe validimin e produkteve apo shërbimeve të tyre para hyrjes në treg. Ky shërbim i ofrohet startup-eve të Makerspace Innovation Center Prizren dhe atyre të pozicionuara në ITP Prizren, ku synohet mbështetja e startup-eve në faza të hershme përmes mentorimit strategjik për zhvillimin e klientelës”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.
Gjatë takimit me ndërmarrësit e rinj janë ofruar hollësi lidhur me këtë program.
“Startup-et patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth qasjes që përdor programi, fazave të përfshirjes dhe rolin që luan mentorimi në ndërtimin e një baze të qëndrueshme për rritje”, thuhet në njoftim.
Programi i implementuar nga Makerspace Innovation Center Prizren realizohet me përkrahje nga GIZ Kosovo, ITP Prizren dhe Komuna e Prizrenit. /Telegrafi/













































