Një recetë që duhet ta shkruani – gatuhet brenda një kohe shumë të shkurtër Përbërësit:▪ 400 gr makarona,▪ 700-800 gr kërpudha,▪ 1 presh,▪ 3-4 speca,▪ 2 domate,▪ 400-500 gr fileto pule,▪ 500 ml krem gatimi.Përgatitja:

Zieni makaronat në një tigan të thellë dhe lërini mënjanë.


Në një tigan skuqni preshin dhe specat, domatet dhe fileton e pulës të grirë hollë dhe kërcellin e kërpudhave. Më pas mbushni kërpudhat më të mëdha me atë mbushje.

Shtoni kremin e zierjes në mbushje dhe përzieni gjithçka me makaronat.

Në tepsi vendosni makaronat e përziera dhe sipër i vendosni kërpudhat e mbushura me mbushje.

Piqni të gjitha në 200 gradë Celsius për afro 30 minuta.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.