LAJMI I FUNDIT:

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kualifikohen në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kualifikohen në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në rrugë të mirë për të siguruar medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Xhudistet pejane kanë vazhduar formën e mirë dhe fitoret në Lojërat Evropiane, të cilat po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Pas fitoreve në ndeshjet e para, Majlinda dhe Nora kanë shënuar fitore përsëri duke arritur në gjysmëfinale.


Të gjitha lajmet rreth Xhudos
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Majlinda fitoi me ippon në çerekfinale ndaj Karolina Pienkoëska të Polonisë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Me Ippon fitoi gjithashtu edhe Nora Gjakova, e cila mundi Pauline Starje të Gjermanisë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Majlinda në gjysmëfinale takohet me Amandine Buchard të Francës, ndërsa Nora do të mësoj më vonë kundërshtaren.

/Telegrafi/