Majlinda Kelmendi është kualifikuar në çerekfinale të kampionatit botëror.

Ajo ka mposhtur italianen Giuffrida Odette.


Dueli ishte dinamik dhe tejet i vështirë për Majlindën, por ajo detyroi italianen të gabojë dhe të ndëshkohet me karton të kuq. Kështu, Majlinda edhe e fitoi duelin.

Tash në çerekfinale ajo do të takohet me fituesen e duelit Amandine Buchard – Joana Ramos.

Në finale Majlinda mund të takohet edhe me Distria Krasniqin.

Kosova shumë afër medaljeve në botërorin e Budapestit. /Telegrafi/

telegrafi sport app