Ka folur sot për herë të parë si Ministri i ri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.
Në fjalën e tij Majko nënvizoi rëndësinë e të drejtës së votës për emigrantët shqiptarë ndërsa kërkoi dhe bashkëpunimin e opozitës.
I nderuar zoti kryetar,
Të nderuar kolegë
Marrëdhënia me emigracionin dhe diasporën shqiptare përfaqëson një prioritet të qeverisë së re. Në këtë çështje vlen të pohojmë se jemi mjaft vonë.
Kush nuk jeton në Shqipëri ndjen boshllëkun e komunikimit apo të kujdesit minimal shtetëror. Në të kundërt, duhet thënë se ekonomia shqiptare vështirë se do t’ia dilte pa të ardhurat e bollshme të cilat ajo ka akumuluar nga emigracioni dhe diaspora e saj.
Pavarësisht përhapjes së lajmeve me “kriminalitet” për shqiptarët në emigracion, e vërteta e vërtetë është se ata kanë zhvilluar një përshtatje e cila bën diferencë nga të tjerët.
Padyshim, kjo ka kaluar nëpër rrugë sakrificash personale për kalimin e të cilave kujdesi i shtetit shqiptar as nuk vlen të përmendet.
Me kalimin e kohës emigracioni shqiptar ka filluar të vetëorganizohet duke u lidhur me atë më të vjetrin.
Ai po ashtu bashkëpunon natyrshëm e vëllazërisht me emigracionin shqiptar dhe diasporën e shtetit të Kosovës, të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës.
Për çështjet e emigracionit dhe diasporës do të bashkëpunohet sidomos me shtetet fqinje.
Do të ishte ironike që organizimi i shqiptarëve në diasporë të ndahej me kufijtë e shteteve ku ata jetojnë dhe nga vinë.
Traktatet Ndërkombëtare e kanë ndarë kombin me kufij por ato nuk parashikojnë ndonjë kapitull për ndarjen e shqiptarëve në diasporë.
Në emigracion dhe jo vetëm aty, shqiptaria nuk është formë por përmbajtje. Do të jetë një detyrë e dorës së parë bashkëpunimi me Kosovën për këtë çështje dhe pastaj të dy shtetet së bashku të ndajmë eksperiencat më të mira dhe detyrat që na takojnë përballë bashkëkombasve tanë në emigracion.
Në Maqedoni, Mal të zi dhe Luginë ka lidhje të mira me emigracionin dhe eksperiencat më pozitive vlen të shikohen me respekt dhe bazë për një bashkëpunim në këtë drejtim.
Ministri i Shtetit për Diasporën nuk do të ketë “administratë” në kuptimin e një ministrie linje.
Emigracioni nuk ka nevojë për një administrim që të “urdhërohet” apo varet si prioritet ministror nga politika e ekzekutivit.
Kjo është arsyeja që në Programin e Qeverisë çështja e “administratës” që do mbulojë emigracionin dhe diasporën do të organizohet në formën e një Agjencie Shtetërore e cila do të ketë marrëdhënie të dyfishtë me Ekzekutivin dhe Kuvendin.
Ngritja e një nënkomisioni parlamentar për diasporën do të krijojë një mekanizëm të dobishëm për informimin fillimisht dhe diskutimin në vazhdim të çështjeve të reformës për emigracionin në vazhdim.
Mbi këtë mekanizëm është e nevojshme që të paktën një herë në vit në Kuvendin e Shqipërisë të informohet, diskutohet dhe të votohet një rezolutë për këtë çështje.
Padyshim, që ky proces do të jetë i hapur për shoqërinë civile dhe bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të interesuara.
E drejta e votës është një kërkesë që vjen nga qendrat më të organizuara të emigracionit shqiptar në Greqi, Itali, Britani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Kanada e deri në Australi.
Nga politika shqiptare janë bërë pohime të qëndrueshme për ta realizuar këtë kërkesë.
Përgjegjësia qytetare e njerëzve tanë në emigracion karshi të ardhmes së vendit është shprehur edhe duke ardhur nga larg për të marrë pjesë në votimet elektorale.
Ata kanë treguar se janë shprehje e patriotizmit dhe përgjegjësisë për vendin e vet. Pa komplimente, ata e kanë të merituar detyrimin e politikës për ti dhënë fund kësaj rraskapitjeje dhe distancimi shtetëror për të drejtën e votës së emigrantëve.
Duke qenë një njohës modest i politikës e di se pasi shqiptarët jashtë vendit të marrin të drejtën e votës sytë e politikanëve do të jenë edhe më të vëmendshëm.
Interesi i pushtetit dhe interesat e emigrantëve do të lidhen natyrshëm për të prodhuar një politikë shtetërore të qëndrueshme karshi kësaj shtrese të shoqërisë që vetëm i ka dhënë shtetit dhe mirëqenies së tij.
E rëndësishme në këtë kuadër do të jetë ndërtimi i strukturave që do të mbështesin qëndrueshmërinë e një politike shtetërore e cila do të ndihmojë në rikthimin e emigrantëve në atdhe, për ata që dëshirojnë, apo duan të investojnë në vendin e tyre.
Kjo përveç të tjerash do të sjellë edhe eksperiencat më të mira që kanë akumuluar emigrantët tanë.
Në Programin e Qeverisë është parashikuar ngritja e një Fondi për këtë qëllim i cili me një politikë ndihmuese të bëjë që të sapokthyerit të mos ndjehen të huaj ne vendin e vet apo të bien pre e burokracive korruptive.
Bashkëpunimi i shtetit shqiptar me komunitetet shqiptare jashtë vendit do të kërkojë natyrshëm krijimin e një Këshilli Konsultativ të Komuniteteve Shqiptare Jashtë Vendit. Kjo do të kërkojë një diskutim bilateral edhe me shtetin e Kosovës. Këto mekanizma janë të hapura për tu diskutuar dhe kanë për qëllim të vendosin nën një fokus praktik dhe veprues angazhimet e shtetit në këtë drejtim. Qëllimi është si të ndihmohet lehtësimi i procesit të ndërtimit dhe ruajtjes së lidhjeve ndërmjet grupeve të diasporës, aktorëve të zhvillimit dhe komuniteteve lokale. Edhe për këtë arsye organizimi i Samitit të Diasporës do të bëhet një aktivitet periodik.
E drejta e votës për shqiptarët jashtë atdheut, regjistrimi i tyre dhe reforma institucionale për këtë qëllim të cilat do të krijojnë themelin e një politike të re shtetërore për njerëzit tanë që jetojnë jashtë vendit do të kërkojë ndihmën dhe votën e pazëvendësueshme të opozitës. Pa konsensusin e saj i gjithë ky projekt do të mbetet në kuadrin e fjalës.
Jo pa qëllim nënvizova që kjo është një reformë “për njerëzit tanë”. Ata veç një ditë do të jenë votues të cilët do votojnë për të majtën apo të djathtën.
Ditët e tjera ata janë e do të jenë, siç kanë qenë gjithmonë, njerëz që kanë mall dhe i gëzohen çdo suksesi të vendit të tyre.
Procesi i përfshirjes së emigrantëve në një politikë të strukturuar shtetërore do të përbëjë një akt civilizues dhe njerëzor.
Ai do të ridimensionojë gradualisht të kuptuarit e funksionimit tonë si komb, në një botë që ndryshon me shpejtësi.
Kjo reformë do të bëjë një vlerësim të aseteve tona njerëzore të cilat do na i kishte zili çdo komb.
Ata kanë sukses nëpër botë dhe që për turpin tonë nuk i dimë ose dimë fare pak ndërkaq që presim ekspertë të huaj për të na dhënë këshilla.
Në këtë kuptim, kjo reformë e propozuar në Programin e Qeverisë e tejkalon vlerësimin politik.
Ajo është po ashtu një takim me historinë e cila na ka mësuar se pa emigrantët e saj vështirë se Shqipëria dhe emri “shqiptar” do të ekzistonte.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje