LAJMI I FUNDIT:

​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe KiE, mund të ketë një vonesë formale në pikëpamje të pritshmërisë.

Sipas tij, është thjesht çështje numërimi mbrapsht, jo si, por tani pyetja e vetme është kur.

Ndërsa, rreth sigurisë së Kosovës, Majko është shprehur se janë dy rrethana pse Kosova është e sigurt, prezenca e NATO-s por citon edhe fjalët e tij të mëhershme kur ishte kryeministër i Shqipërisë “Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria”.


Majko ka thënë për KosovaPress, se Kosova për momentin është ndërkombëtarisht shteti më i lakuar në rajon, me një vëzhgim dhe publicitet të cilën do ia kishin zili edhe vendet tjera.

“Sot Kosova ndërkombëtarisht është shteti më i lakuar në rajon dhe me një vëzhgim dhe publicitet të cilën do ia kishin zili edhe vendet tjera. Më lidhet këshilli i sigurimit për Kosovën në periudhat periodike, ka një mision të veçantë të dialogut nga Brukseli dhe gjithë ky territor që quhet Kosovë garantohet nga trupat e NATO-s. Mendoj se mund të kemi një vonesë formale në pikëpamje të pritshmërisë, ne kemi nga këndvështrimi i 25 viteve që kanë kaluar, por unë mendoj se është thjeshtë çështje numërimi mbrapsht, nuk është çështja si, për ne shqiptarët tani ka vetëm një pyetje kur?”, ka thënë Majko.

Ndërsa, për bashkëpunimin politik e ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, Majko mendon se bashkëpunimi është duke u zhvilluar në të gjitha sferat, por informacioni në mënyrën e bashkëpunimit shpesh është i munguar.

“Pavarësisht dyshimeve dhe ndonjë lloj debati, unë mendoj se bashkëpunimi është duke u zhvilluar në të gjitha sferat dhe mund të them se informacioni në mënyrën e bashkëpunimit shpesh është i munguar. Ka zhvillime “të frikshme”, dhe të cilat ne vetëm mund t’i imagjinojmë, sepse nuk bëjnë pjesë në statistikat e Kosovës dhe Shqipërisë, por shqiptarët e Kosovës po vijnë, po blejnë troje, shtëpi, po bëjnë biznes dhe anasjelltas. Njëkohësisht, mendoj se ky është vetëm fillimi i fillimit, në vijmë nga një traumë e cila ka vazhduar përreth një shekull dhe tanimë për fat të mirë, ka rreth 25 vite që koha po punon për ne”, ka shtuar Majko.

Ai ka vijuar se Kosova është më e sigurt sa i përket kërcënimeve nga Serbia, sesa Bosnja e Hercegovina.

“Kosova është më shumë e garantuar sesa Bosnja e Hercegovina, është kjo rrethanë që ka të bëjë me prezencën e NATO-s, dhe rrethana tjetër e cila thotë në kujtesën e këtyre 25 viteve se nëse prekët Kosova, prekët edhe Shqipëria”, ka vijuar ai.

Gjithashtu, për të arriturat e Kosovës për gjatë 25 viteve liri, ai ka potencuar se nuk i shikon si i jashtëm.

Sipas tij, edhe pse janë dy shtete, kufiri mbetët vetëm një moment i të drejtës ndërkombëtare, por jo i asaj shpirtërore.

“Nuk i shikoj si i jashtëm, këto që kanë ndodhur këto 25 vite dhe ardhja ime sot këtu është si një qytetar i zakonshëm që e përjeton historinë e Kosovës si historinë e tij. Sigurisht ne i kemi dy shtete, por ashtu si në mendjen e çdo shqiptari këtu në Kosovë, edhe në Shqipëri, kufiri mbetët vetëm një moment i të drejtës ndërkombëtare por jo i asaj shpirtërore’, ka potencuar ai.

I pyetur se a ka ndonjë mesazh për qytetarët e Kosovës, ai u kundërpërgjigj se “vëllai, vëllait nuk i jep mesazh, kuptohet edhe pa e thënë”. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Kronika e Zezë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Drejtësi
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 40-të, pa viza mund të udhëtohet në 129 vende

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 40-të, pa viza mund të udhëtohet në 129 vende

Lajme
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Shëndetësi
Kalo në kategori