Maisie Williams u bë e njohur për publikun e gjerë përmes rolit të saj në serialin “Game Of Thrones”.
Por, përveç popullaritet dhe anës financiare, ajo shprehet se ka humbur një pjesë të fëmijërisë, shkruan Mirror.
Williams, e cila atëkohë ishte 12 vjeçare u shpreh: “Unë vendosa veten nën presion dhe nuk thoja asgjë apo të reagoja si fëmijë”.
“Me të vërtetë kam humbur një pjesë të vete. Gjatë gjithë adoleshencës sime nuk mundja të dilja me shoqëri”, shtoi ajo.
Ajo ndër tjera ka treguar se nuk ka vijuar mësimet në shkollë, ashtu siç kanë bërë pjesa më e madhe e botës.
Gjatë filmimit të episodit të fundit të serialit, Maisie kishte treguar se e ka marrë veten dhe se di çfarë të bëjë me jetën e saj.