Site icon Telegrafi

Maignan po i kryen testet mjekësore te Milani – por kush është transferimi i ri i Rossonerëve?

Mike Maignan ka arritur në La Madonnina për vizitat e tij mjekësore te Milanin për të përfunduar një transferim prej 15 milionë euro nga LOSC Lille.

Portieri 25-vjeçar francez ka mbërritur në Itali për ekzaminimet e tij mjekësore dhe së shpejti mund të nënshkruajë një kontratë me Rossonerët.

Ai arriti përmes një hyrje dytësore, pasi Milani nuk donte të jepte ekspozim mediatik për ardhjen e lojtarit, raporton Sky Sport Italia.

Raportimet në Itali sugjeruan që Milani nuk ishte optimist për mbajtjen e Gianluigi Donnarummas dhe kështu kishte negociuar një marrëveshje me Lille për 15 milionë euro plus bonuse.

Maignan arrin nga një sezon i suksesshëm në Ligue 1, ku ai luajti një rol të rëndësishëm për të ndihmuar Lillen të ndalojë dominimin e Paris Saint-Germain dhe të sigurojë trofeun e tij të parë deri më tani.

Ish-anëtari i PSG mbajti 21 porta të paprekura në 38 ndeshje në Ligë, duke pësuar vetëm 23 gola në këtë proces.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Milanit dhe Lilles për Mike Maignan

Portieri francez, i cili u rrit në periferi të Parisit dhe ka luajtur për Lille që nga viti 2015, kur u transferua nga Paris Saint-Germain për një shumë të raportuar prej 1 milion euro.

PSG zgjodhi të transferonte Alphonse Areolan dhe shiti Maignan te Lille, ku ky i fundit bëri debutimin e tij për shkak se Vincent Enyeama u ndëshkua me karton të kuq kundër Stade Rennais.

Por, pasi mori shansin e tij në ekipin e parë, Maignan lëndoi shpatullën e tij dhe mbeti jashtë fushe për dy sezone, para se të bënte rikthimin sensacional në edicionin 2017-18.

Marcelo Bielsa ishte trajneri që pa potencialin e vërtetë në Maignan dhe cilësitë e një portieri modern, i cili di të luajë edhe me këmbë.

Christophe Galtier zëvendësoi Bielsan, por mbajti Miken në gol dhe LOSC Lille filloi të shkëlqente.

Maignan i shpjegoi France Football disa vjet më parë se ai nuk donte të ishte në portë, por synonte të ishte në një pozicion për të shënuar gola.

Por, në akademinë e Clairfontaine, ai u shndërrua në një portier në vend të një mesfushori, duke shpjeguar cilësitë e tij me të dyja këmbët.

Maignan ka vazhduar të zhvillohet dhe këtë sezon, gjersa ai mbajti ish-portierin e Napolit, Orestis Karnezis në stol dhe ishte zgjedhja e parë e padiskutueshme e Lille për sezonin e dytë radhazi.

Dhe 25-vjeçari është thirrur të jetë pjesë e Francës në Euro 2020 këtë verë, pasi ndihmoi Lille të fitonte titullin e tyre të parë në Ligue 1 që nga viti 2011.

Profili i portierit:

Mike Maignan

Mosha: 25

Vendi: Cayenne

Shtetësia: Francez

Pozicioni: Portier

Ndeshjet në Ligue 1: 149; porta të paprekura: 59

Paraqitjet për Francën: 1. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=f63zQ5SBYmM

Exit mobile version