LAJMI I FUNDIT:

Mahnit Peja, përmbys gjithçka në kryeqytet

Mahnit Peja, përmbys gjithçka në kryeqytet

Rivalët e përbetuar në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina dhe Peja, kanë zhvilluar kryendeshjen në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në fakt, kjo përballje ishte shtyrë për shkak të obligimeve që kishin skuadrat në arenën ndërkombëtare, ndërsa triumfues doli skuadra vizitore me rezultat 65-68 duke bërë atë që askush nuk mund ta imagjinonte.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nikoqirët ishin dominues në çerekun e parë, të cilin e mbyllën me epërsi 20:13.

Në çerekun e dytë, diferenca e pikëve ishte lehtësisht më e ngushtë (18:14), ashtu që gjysma e parë përfundoi me rezultat 38-27.


Katër pikë më shumë, Prishtina i shënoi edhe në çerekun e tretë (17:13), për ta mbyllur këtë fraksion me 15 pikë diferencë, 55:40.

Në pjesëlojën e fundit të këtij dueli ndodhi e papritura. Mysafirët u treguan fantastikë duke e përmbysur gjithçka dhe duke kaluar në avantazh.

Pejanët shënuan 28 pikë në çerekun e katërt, kurse kryeqytetasit vetëm 10. Në këtë mënyrë, skuadra mysafire arriti ta fitojë dramën me rezultat të përgjithshëm prej 65-68.

Kjo ishte humbja e parë e Sigal Prishtinës në këtë sezon në Superligë, ndërkohë që Peja vazhdon me fitore dhe qëndron në krye të tabelës. /Telegrafi/