LAJMI I FUNDIT:

‘Magneti’ i trofeve: Varane me 26 vjet ka ka fituar 17 trofe te Real Madridi

‘Magneti’ i trofeve: Varane me 26 vjet ka ka fituar 17 trofe te Real Madridi

Real Madridi e mori qendërmbrojtësin francez nga Lensi në vitin 2011, duke paguar për të 10 milionë euro, ndërsa ai është kthyer në njërin prej lojtarëve kryesor të Los Blancos.

Raphael Varane ka fituar 17 trofe me klubin, pavarësisht se është vetëm 26 vjeç.

Sa i përket krahasimeve me të tjetër, Karim Benzema ka ngritur 18 trofe, ndërsa Jose Antonio Camacho dhe Iker Casillas kanë nga 19.


Sergio Ramos, Marcelo dhe Manolo Sanchis kanë fituar 21 secili, ndërsa në krye të listës është Paco Gento me 23 trofe.

Varane është në rrugë të duhur për të mbledhur më shumë trofe se çdo lojtar tjetër në historinë e Los Merengues, nëse qëndron në klub edhe për disa vite të tjera.

Francezi ka fituar tashmë katër Liga të Kampionëve, tre Superkupa Evropiane, katër Kupat të Botës për klube, dy La Liga, një Kupë të Mbretit dhe tre Superkupa të Spanjës.

Duhet shtuar se ai e ka fituar edhe Kupën e Botës në vitin 2018 me ekipin e tij kombëtar, ndërsa numri në tabelë shkon në 18 trofe, shkruan Marca.

Trofetë e fituar nga Varane

Mbrojtësi i vetëm me të cilin mund të krahasohet sa i përket trofeve është Paolo Maldini, megjithëse italiani fitoi trofeun e tij të katërt të Ligës së Kampionëve në vitin 2003 kur ishte në moshën 35 vjeçare.

Edhe pse herë pas here ka pasur probleme me gjurin e tij, Varane ka kryer vazhdimisht detyrën në nivelin më të lartë për Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tebas i kundërpërgjigjet Ancelottit dhe Real Madridit: Ju kërkuat ndryshimin e orarit për një tjetër ndeshje

Tebas i kundërpërgjigjet Ancelottit dhe Real Madridit: Ju kërkuat ndryshimin e orarit për një tjetër ndeshje

La Liga
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve
Shqipëria U21 shpall listën për dy ndeshjet e radhës, FSHF merr një tjetër talent nga Kombëtarja e Kosovës

Shqipëria U21 shpall listën për dy ndeshjet e radhës, FSHF merr një tjetër talent nga Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Shqipërisë
Gjiganti evropian bën hapa para, gati të paguajë klauzolën e Nico Williams

Gjiganti evropian bën hapa para, gati të paguajë klauzolën e Nico Williams

La Liga
Minutat e pakta në vitin e parë, Endrick merr vendimin për të ardhmen

Minutat e pakta në vitin e parë, Endrick merr vendimin për të ardhmen

La Liga
“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

La Liga
Kalo në kategori