Nga: Monika Stafa
Krijimi i një libri është një ngjarje e vogël ndërsa libri apo vepra vetë është diçka që mund të përdoret me çdo mënyrë a në çdo formë. Leximi i saj të jep për një çast përshtypjen e një trupi të paprekshëm dhe unik ndaj dhe komentuesit gjithmonë përpiqen të nxjerrin prej saj atë që në fakt shkrimtari nuk ka dëshirë ta rrëfejë. Pra, atë që ai e fsheh dhe nuk ka pranuar ta thotë e të shpëtojë nga ajo që plot potere ai shtihet se është.
Që këtë çast vepra hyn kësisoj në një lodër të pafund mendimi, ndërsa numri në seri i prodhimit të saj nis të vërshojë me shpejtësi. Dhe, pas ca, kur atë e riboton në një kohë tjetër apo në një vend tjetër kthehet vetëm në një kopje duke e përmbysur kështu kultin e origjinalit. Nuk është as krejtësisht grackë e as krejtësisht identitet.
Ndaj, në kohën që libri shkruhet, për njeriun që e krijon atë është i madh tundimi për t’u treguar vendin fantazmave të mendimit që frushullojnë qark duke u dhënë një formë; duke i pajisur me një identitet apo duke i detyruar të mbajnë një maskë që do t’u jepte që këtej të gjithave njëfarë vlere të qëndrueshme.
Për këtë arsye, të gjithë ne, në çdo varg a rresh duket sikur dëgjojmë që shkrimtari të thotë, unë jam autori, shikoni këtu fytyrën apo profilin tim. Ja, se kujt duhet t’i ngjajnë këto figura të krijuara prej meje. Unë jam emri, jam ligji, jam shpirti, jam e fshehta, jam shamani, i vetmi shpirtlehtësues që mund të komunikojë me forcat e natyrës, hyjnitë apo dhe botën e nëndheshme!
Çfarë pushteti është ky?
Vullneti, dashuria dhe imagjinata janë fuqi magjike që i zotëron çdokush dhe cilido që di t’i zhvillojë ato deri në përsosmëri është magjistar. Magjia ka veçse një doktrinë që merret si një e vërtetë e pakundërshtueshme, e pandryshueshme historikisht dhe e shkëputur nga rutina e së përditshmes. Sepse ajo që është e dukshmja është patjetër kufiri i së padukshmes.
E, këtu zë fill monarkia e autorit. Shpallet sundimi i tiranisë së tij ndërsa qëllimi për të cilin ai ka shkruar librin nuk është gjë tjetër veçse një mësim më shumë për lexuesin.
E, prapëseprapë, jeta duket e këndshme dhe ai ndihet i kënaqur duke menduar se nuk ekziston ndonjë arsye përse të mos vazhdojë në këtë mënyrë; të nxjerrë çdo vit nga një roman të ri, i cili rrallë sjell më shumë të ardhura sesa paradhënia e vogël që i jep botuesi, apo dhe duke shkuar gjithmonë e më shpesh në mbrëmje festive për të njohur njerëz të rinj. Në të vërtetë të gjitha këto janë shumë të bukura por ai thotë se nuk është se të çojnë ndokund.
Kur shkrimtari detyrohet të jetë i kufizuar në krijimtarinë e tij, ai ka qëllim të kufizojë lirinë tonë, lirinë e lexuesit. Dhe duke përmbushur pak nga këto qëllime, të tijat sigurisht, ai nuk është më i barabartë me lexuesin e tij. Pavarësisht se ai hiqet sikur e do, për të, lexuesi mbetet një qenie e zakonshme.
Sepse, ai është monarku i atyre që ka thënë duke ushtruar mbi to një pushtet epror; atë të qëllimit të librit të vet dhe kuptimit që ka dashur t’i japë. Të paktën kështu thotë ai.
Rrallë ndodh për një shkrimtar që libri i tij të mos jetë gjë tjetër veçse tërësia e frazave nga të cilat është formuar; apo dhe të mos pretendojë t’u imponojë ligjin e vet të gjithë librave të tjerë që në të ardhmen mund të lindin duke u nisur nga ai.
Kur ti i thua shkrimtarit që ta ribotojë sërish veprën që ty të ka pëlqyer, ndjen se duhet ta rilexosh para se t’u japësh pëlqimin. Shpesh herë atyre u del nga kujtesa. Disa autorë gjejnë kënaqësi duke i rilexuar veprat e tyre të vjetra, disa të tjerë nuk e kanë më atë durim. Dhe madje nuk kanë durim as kur njerëzit këmbëngulin të flasin për të.
Po, u vjen mirë që e pëlqejnë por dhe nëse jo, s’u bën më përshtypje. Vepra u intereson po aq pak sa edhe një kostum i ronitur të cilin ua ke falur të tjerëve. Ndaj dhe leximin e një vepre të vjetër e nisin me njëfarë bezdie.
Një shkrimtar i mirë nuk mund ta pranojë që krijimi i tij të jetë i paperceptueshëm në morinë e krijuesve të tjerë. Ai pëlqen që libri të kopjohet, të imitohet, të dublohet dhe në fund të mos harrohet në mënyrë që ai ta meritojë fjalën profet. Shkurt, ai do të dëshironte që libri i tij të ketë të drejtën t’i caktojë vetes statusin e tekstit të cilin sipas tij kritika nuk di ta klasifikojë; cilësinë dalluese/ talentin për t’u zhvilluar si një bisedë.
A mundet ai?
Herë beteje dhe armë, herë strategji dhe tronditje, herë luftë dhe trofe, herë melhem apo plagë. Herë ndeshje e çrregullt e skenës së përditshme.
Kjo është arsyeja përse në një kohë tjetër librat nuk janë më ata të parët. Ata bëhen të vjetër dhe si të tillë nuk i shërbejnë më kohës. Por një gjë është e vërtetë, për të gjithë pa përjashtim, vargu i ngjarjeve të cilave ai u përket dhe që përbëjnë ligjin e tij do kohë të marrë fund.
Sepse, ne e dimë që një thesar i tillë nuk është formuar veçse nga ato që janë thënë për të deri tani, si dhe ngjarjet në të cilat ai ka qenë i përfshirë. Për shumë kohë ai do të vazhdojë të mbetet një burim ende i pashfrytëzuar që si roje pikëllimi pret me fytyrën mbështetur mbi xham “shtrëngatën” e radhës, do thoshte Pol Elyar.
Është mirë kur vëren me kënaqësi krenarinë që ke për profesionin tënd dhe vendosmërinë të mbështetur tek besimi dhe talenti që zotëron për t’u bërë mjeshtër në këtë punë. Por ne e dimë se shumëllojshmëria e interesave ndonëse edhe arrijnë ta bëjnë një njeri shumë tërheqës, prapë ato kanë prirjen për ta dobësuar atë profesionalisht. Për të rritur shkëlqimin e kërkuar, është e nevojshme t’i kufizosh këto interesa.
Ndaj, dhe ne nuk rreshtim kurrë së habituri me papritshmërinë e natyrës njerëzore.
Ne e dimë se është e pamundur të dashurosh pa imagjinatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMemli heq fotot e Nënës Terezës dhe Ibrahim Rugovës
Filmi i vjetër italian, me subjekt shqiptar: “Kalorësi i Krujës” i vitit 1940
SHTËPIA BUZË DETIT
Sundimtarët e Napolit, me “mbiemrin” Durrsaku: Historia e kontit shqiptar që rrëmbeu një Helenë
Jeta dhe vepra e Rexhep Mitrovicës: Duhet t’ia lëshojmë rrugën punës, jo fjalëve të thata
“Njeri i madh”, si shaka …
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët