Madonna u desh të dërgohej me urgjencë në spital dhe të intubohej pasi u zbulua se trupi i saj nuk reagonte në New York të shtunën – me menaxherin e yllit që konfirmoi se ajo vuante nga një ‘infeksion serioz bakterial’ që kërkonte një qëndrim disaditor në ICU.
Frika e tmerrshme shëndetësore e yllit të muzikës pop u nda me botën nga menaxheri i saj për një kohë të gjatë, Guy O’Seary, i cili zbuloi në Instagram se Madonna është detyruar të shtyjë turneun e saj të shumëpritur të 40-vjetorit si rezultat i vështirësive të saj mjekësore.
O’Seary këmbënguli në postimin e tij se këngëtarja dhe nëna e gjashtë fëmijëve ‘pritet të shërohet plotësisht’ dhe se ‘shëndeti i saj po përmirësohet’, por shtoi se ajo është ‘ende nën kujdesin mjekësor’, shkruan DailyMail.
Sipas Page Six, Madonna – e cila do të fillonte turneun e saj në Vancouver, Kanada më 15 korrik – u dërgua me urgjencë në spital dhe u “intubua brenda natës”.
Vajza e madhe e Madonnas, Lourdes Leon, 26 vjeçe, mbeti pranë saj gjatë gjithë shtrimit në spital.
Edhe pse O’Seary nuk ndau detaje specifike të trajtimit të Madonnas, apo kushtet e shtrimit të saj në spital, ai konfirmoi se ajo u dërgua në ICU të shtunën dhe se ajo u diagnostikua me një infeksion bakterial.
“Të shtunën, më 24 qershor, Madonna pati një infeksion të rëndë bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU”, shkroi ai të mërkurën pasdite.
“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë”, thuhej tutje në deklaratë.
Menaxher shumëvjeçar i muzikës zbuloi më pas se këngëtarja po detyrohet të shtyjë fillimin e turneut të saj, për të cilin ajo ka qenë duke bërë prova prej muajsh – dhe që do të fillonte pas disa javësh – duke shkruar: “Në këtë kohë do të na duhet për të ndërprerë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun”.
Ai nuk zbuloi se kur Madonna mund të ishte mjaft mirë për të filluar turneun ndërkombëtar, thjesht u premtoi fansave se do të ‘ndante më shumë detaje sapo të marrë versh diçka më konkrete, duke përfshirë një datë të re të fillimit të turneut dhe për koncertet e riplanifikuara’.
Duke folur për DailyMail, një burim konfirmoi se ylli i popit tani është ‘jashtë ICU dhe po shërohet’.
Turneu i titulluar “Madonna: The Celebration Tour” ishte planifikuar të zhvillohej nga 15 korriku 2023 deri më 30 janar 2024.
Ky do të ishte turneu i 12-të i koncerteve të këngëtares dhe parashihte performanca në qytete të ndryshme në Amerikën e Veriut dhe Evropë.
Postimi i fundit i këngëtares në Instagram ishte më 20 qershor – katër ditë para shtrimit të saj në spital – ku kishte promovuar turneun e saj të ri me një fotografi ku shkruante “Qetësia para stuhisë”.
Madonna doli për herë të fundit në skenë në “The O2 Arena” të Londrës gjatë turneut të saj “Rebel Heart” në vitin 2015, në të njëjtin vit që ajo u rrëzua gjatë një paraqitjeje në BRIT Awards.
Ndërsa Madonna performoi në 75 ambiente teatrale gjatë turneut të saj “Madame X”, ajo u detyrua të anulonte disa koncerte për shkak të lëndimeve të përsëritura të ijeve dhe gjurit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Escada” vjen me hitin “Bali Paradise” nga këngëtarja shqiptare Donna Dafi, e cila është edhe imazhi i kësaj marke për vitin 2025

Alec Baldwin zbulon se u diagnostikua me PTSD pas tragjedisë në xhirimet e filmit “Rust”

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës