Këngëtarja e njohur Madonna, një nga yjet më të mëdha të muzikës pop të shekullit të 20-të dhe 21-të, u pa duke shfaqur për herë të parë publikisht dashurinë e saj të re të enjten.
Madonna, 66 vjeçe, nuk lejoi që diferenca prej gati 40 vjetësh midis saj dhe të dashurit të saj të ri, Akeem Morris, ta pengonte së treguari dashurinë në një udhëtim me varkë pranë destinacionit turistik italian, Positano.
Ylli i muzikës, e përkëdhelte futbollistin 28-vjeçar me origjinë nga Xhamajka, ndërsa ajo u afrua për një puthje pasionante, shkruan DailyMail.
Madonna ka qenë shumë e përkushtuar ndaj romancës së saj të re përpara festimeve të ditëlindjes së saj të premten, një ditë pas takimit të nxehtë bregdetar, kur pritet të festojë me deri në 500 të ftuar të famshëm.
Ajo do të festojë ditëlindjen e saj të 66-të në një amfiteatër në Pompeii, i cili është më shumë se 2,000 vjet i vjetër, pavarësisht kundërshtimeve të banorëve vendas të cilët u shokuan kur mësuan se Madonna kishte paguar shumë pak për të marrë me qira këtë vend historik.
Akeem mund të shihej duke shprehur dashuri për këngëtaren (e lindur si Madonna Louise Ciccone) ndërsa ai ishte ulur përballë saj në varkën e vogël, e cila lundronte pranë shkëmbinjve të fshatit, i cili ndodhet në bregdetin Amalfi, një destinacion i popullarizuar për turistët.
Madonna kishte zgjedhur një veshje komode dhe që e mbronte nga dielli ndërsa eksploronte bregdetin. Ajo mbante një kapelë të gjerë Gucci me ngjyrë bezhë që i mbulonte shumicën e fytyrës, ndërsa bishtat e gjata të flokëve të saj bionde dilnin jashtë.
Ajo e kombinonte kapelën me një bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe tekst të bardhë në gjoks, së bashku me një palë tuta të zeza që theksonin figurën e saj të hollë. Këngëtarja e hitit “Like A Prayer” kompletoi pamjen me një palë atlete të bardha të trasha për të pasur më shumë qëndrueshmëri në sipërfaqet e lagura të varkës.
Akeem ishte i veshur ngjashëm me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra të zeza me një model shumëngjyrësh, së bashku me atlete të kaltra.
Në një moment, duket se deti i trazuar bëri që interpretuesja e hitit “Material Girl” të humbasë balancën, dhe ajo u mbështet me duar në prehërin e Akeem.
Ata ishin shoqëruar edhe nga disa miq të tjerë në varkë, por dukeshin të përqendruar vetëm tek njëri-tjetri. Pavarësisht vendndodhjes publike, Madonna nuk ngurroi të shfaqte romancën e saj të re.
Pas disa momenteve duke qëndruar pranë Akeem, ajo e mori me duar kokën e tij dhe e tërhoqi drejt saj për një puthje pasionante.
Të tjerët në varkë nuk dukeshin të shqetësuar nga shfaqja romantike, pasi ata qëndronin me shpinën drejt çiftit dhe shikonin detin.
Madonna gjithashtu u pa duke shëtitur në shkallët e shkëmbinjve krah për krah me të dashurin e saj.
Përveç Akeem, duket se Madonna ishte e shoqëruar nga disa nga fëmijët e saj përpara festimeve të ditëlindjes në Itali, duke përfshirë binjaket e saj Stella dhe Estere, si dhe djemtë e saj Rocco Ritchie, 24 vjeç, dhe David Banda, 18 vjeç.
Ajo gjithashtu ka një vajzë më të madhe, 27-vjeçaren Lourdes Leon, dhe vajzën e saj 18-vjeçare Mercy James, megjithatë nuk është e qartë nëse të gjithë fëmijët e saj do të jenë pjesë e festës së ditëlindjes.
Kur nuk ishte duke lundruar, Madonna u pa duke u përpjekur të përballonte nxehtësinë ndërsa ishte në ballkonin e një ndërtese të bardhë të mrekullueshme.
Këngëtarja e hitit “Into The Groove” kishte marrë me vete një çadër dantelle me ngjyrë krem, të cilën e mbajti mbi kokë për të bllokuar disa nga rrezet e diellit.
Këtë herë, ajo i kishte lënë flokët e saj bionde të gjatë pa i gërshetuar, duke i lënë të rrjedhin në valë mbi supe.
Ajo kishte veshur një fustan të zi pak më formal dhe kishte vënë syze të mëdha të zeza dhe disa varëse dhe byzylykë.
Pavarësisht përpjekjeve për të krijuar hije për veten, ajo duket se po ndiente nxehtësinë ndërsa fshinte fytyrën me një shami të bardhë.
Madonna u pa për herë të parë me të dashurin e saj të ri në korrik të vitit 2024, kur ajo postoi një foto me të në Instagram.
Ajo ishte shtrënguar pranë tij në një divan ndërsa festonin Ditën e Pavarësisë së ShBA-së më 4 korrik.
Akeem ka lindur më 2 maj 1996, në Xhamajka, megjithëse tani jeton në New York City.
Ai ka studiuar në Universitetin Stony Brook nga viti 2014 deri në vitin 2018, ku ka fituar një diplomë bachelor në shkencat politike dhe qeverisje.
Gjatë kolegjit, ai tregoi talentin e tij për futbollin në ekipin e shkollës nga viti 2014 deri në vitin 2017.
Madonna u kritikua nga banorët që jetojnë afër amfiteatrit në Pompeii ku ajo do të mbajë festën e saj të ditëlindjes, pasi ata u shqetësuan kur mësuan se ajo kishte mundur ta merrte me qira atë për vetëm 30,000 euro, ose rreth 33,085 dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12 mijë vota në zgjedhje

Gjesti ‘harron’ për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Laerti e quan “naziste” Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame