Këngëtarja e njohur Madonna festoi ditë më parë ditëlindjen e saj të 59-të.

Ndonëse ditët kanë kaluar, festa për të ende nuk ka përfunduar!


Ajo ka publikuar së fundmi një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke kënduar këngën e ditëlindjes "B-day".

Por, në një moment pauze, këngëtarja ndalet duke thënë se nuk mban mend fjalët e këngës që ajo ka shkruar.

Sigurisht që kjo situatë ka shkaktuar të qeshura tek një pjesë e mirë e ndjekësve të saj. /Telegrafi/