Madonna këto ditë po qëndron në Itali. Fotografët e kanë kapur atë duke shëtitur në rrugët e qytetit të vogël Terracina me të dashurin e saj të ri, Akeem Morris.

Këngëtarja 66-vjeçare u pa e veshur me një kombinim elegant të zi, të cilin e kishte kombinuar me një shall shumëngjyrësh. Ajo dukej e lodhur ndërsa shihte pamjet lokale.


Madonna kohët e fundit festoi 66-vjetorin e lindjes në Itali. Gjatë kësaj kohe, drejtori gjerman i një siti arkeologjik, Gabriel Zuchtriegel, e çoi atë në një tur të Pompeit.

dam1

Më pas, Madonna u takua me grupin e projektit "Sogno di Volare", i cili realizoi një shfaqje klasike në Teatrin e Madh (Teatro Grande) në Pompeji.

Pas kësaj, djali i saj, Rocco, gjithashtu festoi ditëlindjen e tij të 24-të. Në festë iu bashkua edhe i dashuri i ri i Madonnës.

dam2

Futbollisti 28-vjeçar dhe këngëtarja njihen prej disa kohësh. Të dy kanë marrë pjesë në një fotosesion për revistën Paper në vitin 2022.

Gjithashtu, ata e festuan së bashku edhe Ditën e Pavarësisë së ShBA-së, shkruan DailyMail.

dam3

Madonna së fundmi e përfundoi lidhjen me 30-vjeçarin Josh Popper.

Para kësaj, ajo ishte në një lidhje me Ahlamalik Williams, i cili ishte 35 vjet më i ri, dhe më parë kishte një lidhje edhe me skejteristin Andrew Darnell, i cili ishte 41 vjet më i ri se ajo. /Telegrafi/

dam14

dam15

dam12

dam13

dam9

dam10

dam11

dam6

dam7

dam8

dam4