Drita ka luajtur baras 0-0 me gjigantin holandez Feyenoordin në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Drita ka qenë nikoqire e Feyenoordit në kuadër të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Trajneri Ardian Nuhiu e kishte përgatitur shumë mirë ndeshje, me një mbrojtje të ngjeshur dhe të disiplinuar, ndërsa tentonin në kundërsulme.

922cd5d4d52f17c34308c1eacbbe8a7f 740 493 canvas color000001 feyMediaBlackWhite

Rastin më të mirë për gjilanasit dhe të vetmin në pjesën e parë e kishte Marko Simonovski, por nuk maqedonasi nuk gjuajti në portë.

Në anën tjetër Feyenoordi kishte dy raste me Naoufal Bannis, por pa rrezik të madh.

Portieri Faton Maloku ishte shumë i sigurt, sidomos në dalje, duke mos lejuar rrezik.

878e84d94672e02094df9c97f80818f9 740 493 canvas color000001 feyMediaBlackWhite

Tyrell Malacia ishte i pari që provoi në pjesën e dytë, por gjuajtja e tij nga distanca u ndal nga Maloku.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Feyenoord në minutën e 72-të, kur një pasim nga  Marcus Pedersen përfundon te Guus TIl dhe Luis Sinsiterra që futen me shpejtësi  në zonë, por goditja e këtij të fundit shkoi jashtë nga pesë metra.

e41a825700914c046652314e1c3ee633 740 493 canvas color000001 feyMediaBlackWhite

Në minutën e pestë të kohës shtesë Antonucci goditi shtyllë, duke konfirmuar atë që Drita e meritoi barazimin.

Pas një jave zhvillohet ndeshja kthyese. /Telegrafi/

telegrafi sport app