Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas videos virale ku bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, Brigitte Macron, shihet duke e shtyrë me duar në fytyrë, teksa po zbrisnin nga aeroplani, pasi kishin mbërritur në Vietnam, për një turne në Azinë Juglindore.

Macron u ka thënë gazetarëve se ata ishin duke bërë shaka, shkruan skynews.


Ai hodhi poshtë pretendimet për ndonjë incident në familje.

Në vend të kësaj u tha gazetarëve se nuk ishte asgjë dhe se ishte “stërmadhuar”.

"Asnjë nga këto gjëra nuk është e vërtetë - megjithatë video është reale”, tha Macron.

Ai përfundoi duke këmbëngulur se të gjithë duhet të "qetësohen" dhe "të interesohen për çështjet aktuale". /Telegrafi/