LAJMI I FUNDIT:

Macron ‘paralajmëron’ tërheqjen e trupave franceze nga Mali

Macron ‘paralajmëron’ tërheqjen e trupave franceze nga Mali

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se Franca do të tërhiqte trupat nga Mali nëse paqëndrueshmëria politike atje çon në radikalizëm më të madh islamik.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, deklarata vjen pas një grusht shteti të dytë në nëntë muaj në vendin e Afrikës Perëndimore.

Franca ka 5,100 trupa në rajonin e Sahelit që ka qenë një vijë e parë në luftën kundër militantizmit islamik.


Trupat franceze i kanë mbështetur forcat në Mali, Mauritania, Niger, Burkina Faso, dhe në Çad për të luftuar me militantët në rajonin e Sahelit që nga viti 2013.

Macron i tha gazetës Jounal du Dimanche se ai iu kishte thënë udhëheqësve rajonalë se Franca nuk do të mbështeste vendet ku nuk kishte legjitimitet demokratik ose tranzicion dhe se Franca nuk kishte ndërmend të mbante përgjithmonë trupat e saj në Afrikë. /Telegrafi/