LAJMI I FUNDIT:

Macron: Nuk bëhet diplomaci me inate

Macron: Nuk bëhet diplomaci me inate

Diplomacia nuk mund të diktohet nga inati. Ky është mendimi i Presidentit francez Emmanuel Macron, pasi samiti i G7-së në Kanada përfundoi me Donald Trump që nuk firmosi deklaratën e përbashkët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare.

Samiti i G7-s mbyllet me befasi: Trump tërheq nënshkrimin nga deklarata e përbashkët
Lexo po ashtu Samiti i G7-s mbyllet me befasi: Trump tërheq nënshkrimin nga deklarata e përbashkët

Në Twittet, presidenti amerikan e cilësoi mikpritësin kanadez Justin Trudeau si “të pandershëm dhe të dobët”.


Zyra e Macron tha se Franca dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian do ta mbështesin komunikatën përfundimtare të G7-së.

“Le të jemi seriozë dhe të denjë për popullin tonë. Ne ndërmarrim angazhime dhe u përmbahemi atyre. Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të diktohet nga ndjenjat e zemërimit dhe inatit”, lexohet në deklaratën e Presidencës Franceze, përcjell Telegrafi.

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr firmën e tij nga deklarata e përbashkët e lëshuar në fundin e samitit të G7-s, duke akuzuar Kanadanë për pandershmëri.

Sipas tij, vendet e tjera po vendosnin tarifa masive ndaj Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/