Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është i një rëndësie kyçe për Ballkanin Perëndimor.
Ai në një konferencë për media sonte në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është pjesë për afrimin e Kosovës dhe Serbisë me Bashkimin Evropian.
“Kam pasur rastin të përsëris në disa raste se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është pjesë për afrim me Bashkimin Evropian, pjesë integrale, për këtë kemi folur shumë në disa kryeqytete të Evropës dhe kjo çështje do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe rrjedhimisht, nëse nuk ka guxim politik për të arritur një zgjidhje. Në këtë kuptim, dëshiroj të përgëzoj autoritetet kompetente serbe për vendimet e marra në fund të vitit të kaluar, për të filluar zbatimin e marrëveshjeve të Ohrit”, ka thënë Macron.
Presidenti i Francës ka theksuar se janë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, teksa ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për normalizimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Me partnerët tanë evropianë thamë se sa të shqetësuar jemi për lëvizjet e njëanshme të fundit të Kosovës, të cilat nuk japin shenjë të mirë. Të jeni të sigurt se Franca do të vazhdojë të monitorojë me kujdes kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe në këtë kontekst ne jemi veçanërisht të përkushtuar për formimin asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por mesazhi im sot është mbi të gjitha një mesazh vendosmërie dhe besimi – ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e investuara në ndërmjetësimin evropian për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është i një rëndësie kyçe për të gjithë rajonin Ballkanin Perëndimor. Në këtë mënyrë marrëdhëniet tuaja me të gjithë partnerët do të përmirësohen, do të kemi lëvizje të lirë të banorëve dhe do të kemi një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tuaj”, ka thënë Macron./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi