Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm. Këtë deklaratë udhëheqësi francez e bëri përmes një deklarate të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjendet në Paris në një vizitë zyrtare.
Macron po ashtu shprehu mbështetjen për integrimin e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Dua të përsëris angazhimin e Francës në favor të angazhimit evropian të Shqipërisë dhe më gjerë, të lëvizjes që kemi për Ballkanin Perëndimor. Siç e nënvizova para gjashtë muajve në Tiranë, këtu bëhet fjalë vetëm për të vepruar për bashkimin e Evropës, për ta bërë më të fortë, më sovrane në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës, por gjithashtu përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Është gjithashtu një premtim paqeje për të gjithë rajonin”, tha Macron sipas kryeministrisë shqiptare.
“Dua të përshëndes gjithashtu zërin e veçantë dhe të fortë të Shqipërisë në rajon dhe në skenën ndërkombëtare. Kështu ndodhi gjatë dy vjetëve të fundit kur vendi juaj ka qenë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Së fundmi, ju pritët në Tiranë një samit rajonal në të cilin ftuat edhe presidentin [e Ukrainës, Volodymyr] Zelensky, për të forcuar edhe më shumë mbështetjen ndaj Ukrainës. Ky ishte një moment i rëndësishëm për unitetin e rajonit dhe mbështetjes ndaj presidentit Zelensky dhe popullit të tij. Në të gjitha çështjet rajonale, është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku zëri juaj është i çmuar”, shtoi udhëheqësi francez.
Rama, ndërkaq, vlerësoi raportet Shqipëri-Francë, që sipas tij, tashmë janë në një nivel tjetër. Ai falënderoi Macronin për, siç tha, vizionin e tij për një Evropë të përbashkët me përfshirjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Dua të të falënderoj veçanërisht për dy gjëra. Së pari për vizionin, vendosmërinë më të cilin e ke nxitur, e ke shtyrë këtyre valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, duke vënë në tryezë nevojën për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Ne jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë, për të gjitha vendet e Ballkanit dhe Plani ynë i Rritjes, që u miratua nga Parlamenti Evropian është diçka që shkon në këtë drejtim, një Evropë e fortë, një Evropë e bashkuar, një Evropë që nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra, I metodave të vjetra tradicionale të integrimit, kur ka diçka apo asgjë”, u shpreh kryeministri shqiptar.
Gjatë kësaj vizite dyditore, Rama dhe Macron do të nënshkruan dy marrëveshje. Marrëveshja ndërqeveritare mbi “kontributin në zbatimin e projekteve prioritare në Shqipëri” si dhe marrëveshjen e huas mes Shqipërisë dhe Agjencisë franceze për Zhvillim për financimin e projektit “Një huaj për politikat publike për të mbështetur Aftësinë Përtëritëse dhe Zhvillimin e Gjelbër të Shqipërisë”, sipas kryeministrisë së Shqipërisë.
Takimi i Ramës me Macronin u zhvillua ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me udhëheqësin francez në Paris.
Pas takimit me Vuçiqin, Macron kërkoi që Kosova dhe Serbia të zbatonin Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit – të arritur vitin e kaluar – duke theksuar se Franca do të sigurohet që çdo hap i kësaj marrëveshjeje do të përmbushet.
Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Ai po ashtu kërkoi që të gjithë të përfshirët në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit të përballen me drejtësinë.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, akuzë që është hedhur poshtë nga Beogradi.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mushkolaj: Pa çështjen e presidentit brenda, çdo qeveri është jostabile

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Kryeaprlamentari Gashi pret në takim ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë Secuko Kavahara

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa