Internetin e ka pushtuar plotësisht macja simpatike portokalli me emrin Spaghetti Pete, i cili në një mënyrë të pazakontë, por shumë të butë, tregon se është koha për ushqim.

Në vend të mjaullimës klasike, Pete ngrihet në këmbët e pasme dhe prek butësisht pronarin në shpatull.


Kjo mace e veçantë jeton në Los Angeles me pronarin e saj, DJ Vincent Marinon, i cili e ka adoptuar para tre vjetësh së bashku me vëllain e tij Captain Morgan. Ndërsa Captain është i hapur, zëshëm dhe gjithmonë kërkon vëmendje, Pete është më i turpshëm dhe tërheqës, prandaj zakonisht i lë vëllait të jetë zëdhënësi.

Por Pete ka mënyrën e vet të komunikimit. Pronari i tij ka ndarë në TikTok një video ku shihet se si macja qetësisht i afrohet karriges, ngrihet dhe prek lehtë njeriun në shpatull, një sinjal i qetë por i qartë që është koha për darkë.

Video që tregon këtë gjest të Petes çdo ditë tërheq gjithnjë e më shumë njerëz që nuk mund ta fshehin simpatinë për këtë mace të pazakontë dhe shumë të sjellshme. /Telegrafi/

@sanvicenteblvd

I want to get him one of those bells that hotels have on their desks but I don’t think he will know how to use it #cat #catsoftiktok #cats #fyp #spaghettipete