Një pronare e një maceje mendon se kafsha e saj mund të jetë një vegane dhe një pacifiste pasi u miqësua me gjahun e saj në vend që të përpiqej ta kapë atë.

Macja gri Misty – që është një gjahtare e padobishme – u pa në fakt duke ndarë ushqimin e saj me një mi të vogël që hyri në shtëpinë e familjes në Thornbury, Gloucestershire të Anglisë.


Pronarja e saj e bëri këtë foto interesante dhe i quajti “Tom dhe Jerry i jetës reale”.

“Dikur lija pak ushqim për të, dhe tani ajo vjen dhe ha ushqimin dhe sjell ‘miqtë’ e saj”, tha pronarja e saj, që jeton në një fermë me burrin e saj dhe Misty-n.

“Ndoshta ajo është vegane. Ajo nuk ishte aq e uritur sa për ta ngrënë miun, kështu që mund ta kishte menduar se ishte thjesht dikush me të cilin ajo mund të luante”.

Mouseandcat 1

Çifti adoptoi macen endacake pas ngordhjes së maces së tyre të vjetër, Molly, të cilën e kanë quajtur një “gjahtare të madhe të minjve”, dhe “një mace e duhur ferme”.

Por në vend se ta zinte vendin e saj, Misty trajton shtëpinë si ‘restorant’ për minj dhe dëshiron të luajë me gjahun e saj.

Por pronarët e saj nuk kanë në plan të heqin qafe Misty-n, edhe nëse ajo është pak e padobishme në aspektin e minjve.

“Unë nuk do të sillja një tjetër mace. Ne kemi katër mace ferme afër, dhe janë shumë të afta”. /Telegrafi/