LAJMI I FUNDIT:

“Lypësi” bleu iPhone – solli një thes me monedha dhe reagimi i shitësit u bë viral

“Lypësi” bleu iPhone – solli një thes me monedha dhe reagimi i shitësit u bë viral

Interneti u ndez pas publikimit të një videoje në të cilën një i ri, i maskuar si lypës, hyn në një dyqan Apple dhe kërkon të blejë një iPhone 15. Ai solli me vete një thes me monedha dhe reagimi i pronarit kënaqi miliona njerëz.

Ky eksperiment social u organizua nga ekipi i kanalit YouTube, “Experiment King” në qytetin indian të Jodhpur.

Lypësi i rremë ka vizituar disa lokale, por në shumicën e tyre nuk ka arritur të hyjë. Të tjerë i thanë se nuk pranonin monedha metalike.


Më pas ai hasi në një pronar dyqani, i cili e nderoi dëshirën e tij, raporton Times Now News.

Pasi ka zbrazur xhepin dhe ka numëruar paratë, “lypësi” ka marrë një telefon të shtrenjtë.

Videoja u bë virale me shpejtësi rrufeje! Deri më tani është parë nga 34 milionë njerëz, me 3.4 milionë pëlqime.

Shumë përdorues nuk e besuan historinë, duke e konsideruar të inskenuar, më së shumti për faktin se “lypësi” ndiqej nga kamera.

Pavarësisht, pronari i dyqanit ka marrë mesazhe të shumta mbështetjeje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Aeroporti i Madridit po kërkon pronarin e

Aeroporti i Madridit po kërkon pronarin e "aeroplanit fantazmë" të braktisur dhjetë vjet më parë

Kalo në kategori