Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me numërimin e votave. Deri më tani janë numëruar 73,51% e votave.

Sipas këtyre rezultateve të para deri më tani LVV është duke prirë më 48,06%, pasuar nga PDK me 17,60%, LDK 13.35%, AAK 7,45% dhe Nisma 2,72%.


E pas këtyre rezultateve simpatizantët e LVV-së tashmë kanë nisur festën në kryeqytet.

Numër i madh i tyre janë mbledhur te selia qendrore e LVV-së, por edhe në pjesë të ndryshme të qytetit.

Me flamuj kombëtarë e thirrjet "Albin Kurti", "Vetëvendosje", "Vjosa Albini", qytetarë të shumë kanë nisur festen në sheshet kryesore të Prishtinës. Festa e tyre po shoqërohet edhe me daulle e fishekzjarre. /Telegrafi/

151202823 408724570228682 8022493507569166570 n

151233092 122967646395446 6849086479639117787 n

150091099 473297627384409 8601507826722093528 n Copy

150036759 1071943763280527 2620582344435482423 n Copy