LAJMI I FUNDIT:

LVV në Prishtinë ankohet në Apel pasi iu hodh poshtë kërkesa për projektin e NPB-së në Lakrishtë

LVV në Prishtinë ankohet në Apel pasi iu hodh poshtë kërkesa për projektin e NPB-së në Lakrishtë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mbajti sot konferencë për media pas dorëzimit të padisë në Gjykatën e Apelit për siç u shprehen ata, tentim-grabitje të 17 mijë m2 pronë publike.

“Mbrojtja e pasurisë publike e 17 mijë m2 ku planifikohej të ndërtohej dhe t’i grabitej prona Komunës së Prishtinës, na solli përsëri te Pallati i Drejtësisë”, u tha në konferencë.

Këshilltari Komunal i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se sot po i drejtohen Gjykatës së Apelit duke shpresuar në vendim të drejtë dhe të pa ndikuar.


“Vendimi i Gjykatës Themelore refuzoi kërkesën tonë për masë emergjente ndaj këtij projekti, duke thënë se neve si palë nuk na preken interesat personale, por pasuria publike është më e vlefshme sesa ajo personale. Është e rëndësishme të theksohet se padia që ne e kemi dorëzuar, me fakte dhe prova për keqpërdorime e dallavere ende nuk është trajtuar, por është refuzuar vetëm masa e sigurisë. Ky është një vendim i marrë në presion sepse ka shumë arsye pse kjo masë duhej të vendosej, dhe pikërisht këto arsye sot po i dorëzojmë në Gjykatën e Apelit”, tha Sveçla.

Në fund, Sveçla bëri thirrje kryetarit të Komunës dhe aksionarëve të NPB-së që të zgjohen e ta thyejnë heshtjen gati dy vjeçare për këtë çështje kaq madhore siç është kjo.

Ndërsa, Sekretari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi tha se nuk ka dilema që ka ndikim në këtë proces gjyqësor në sistemin e drejtësisë. Edhe para këtij procesi, në vendimmarrjen e padisë që ka bërë avokatura shtetërore, po ashtu ka pasur ndikim.

“Institucioni publik i ngarkuar në mbrojtjen dhe administrimin e pronës publike, pra pronës tonë të përbashkët, ka dështuar ta mbroj atë. Madje segmentet e saj kanë orkestruar aferën më të madhe të ndodhur ndonjëherë në ndonjë Komunë të Kosovës apo në ndonjë pronë tjetër publike. Ne ende vazhdojmë të besojmë se drejtësia duhet e do të triumfojë, dhe që e drejta qytetare për mbrojtjen e pasurisë së përbashkët të triumfojë mbi interesin e grupeve të ngushta”, tha Azemi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori