Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prishtinë kanë akuzuar kryetarin Përparim Rama se tenderat për infrastrukturën rrugore të qytetit po marrin bashkëpuntorët e tij.
Në reagimin e bërë për media thuhet se, ata mirëpresin punimet për vazhdimin e rrugës B, por që shprehin shqetësimet e tyre lidhur me përfituesit e këtyre projekteve.
“Ajo çfarë na brengos është fakti se Operatorët Ekonomik, fitues të kësaj kontrate, janë kompani të vëllezërve dhe kushërinjve të Fadil Aliu – Hertica, e i cili është ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit Rama. Fadil Aliu është shef i sektorit të Burimeve Njerëzore në Komunën e Prishtinës dhe për t’u emëruar në këtë pozitë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Gjithashtu është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”, thuhet në reagim.
LVV po ashtu thotë se që nga ardhja në pushtet e Ramës, këto kompani kanë fituar numër të madh të tenderëve.
“Kompania e vëllezërve të tij “Integral”-Shpk dhe kompania e kushërinjve të tij “Milenium Konstruction”-Shpk prej ardhjes në pushtet të Përparim Ramës dhe LDK-së kanë fituar një numër të madh të tenderëve në Komunën e Prishtinës. Tash edhe tenderin për vazhdimin e rrugës B. Tashmë po shihet se jemi në fazën kur Përparim Rama dhe LDK-ja e tij janë duke i kthyer borxhet ndaj bizneseve që i kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore. Ndër ta janë edhe kompanitë e vëllëzërve Aliu, në objektin e të cilëve, gjatë zgjedhjeve, ishte i vendosur shtabi i Përparim Ramës”, vijon reagimi.
Tutje, LVV thekson se “po dëshmohet në vazhdimësi se me Përparimin dhe LDK-në në pushtet nuk fiton as Prishtina as ekonomia e vendit. Fitojnë bashkëpunëtorët e Përparimit, fitojnë njerëzit e afërm me LDK-në, fiton nepotizmi e korrupsioni”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri