Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shënojnë rezultat më të lart sesa në zgjedhjet e vitit 2021.
Në partinë në pushtet, thonë se janë të gatshëm për zgjedhje, qofshin ato të parakohshme gjatë këtij viti, apo të rregullta në fillim të vitit 2025.
Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se bazuar në punën e bërë gjatë këtyre tri viteve, vlerësimit të opinionit të qytetarëve përmes sondazheve dhe lehtësirave për votimin e mërgatës në ambasada, do të tejkalojnë 50 për qind në zgjedhjet e ardhshme.
“Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje, qofshin ato të parakohshme apo të rregullta në kalendarin e rregullt ligjor. Nëse zgjedhjet e parakohshme paraqiten dhe krijohen në rrethana të tilla, ne padyshim jemi të gatshëm…
Vetëvendosje shkon në këto zgjedhje e përgatitur dhe gatshme dhe bindur se si rrjedhojë e punës që ka bërë gjatë këtij mandati dhe vlerësimit të opinionit të qytetarëve përmes sondazheve, por edhe si rrjedhojë e lehtësirave që kemi bërë për mërgatën përmes Ligjit për zgjedhje të përgjithshme, konsiderojmë se do të shënojmë rezultat edhe më të lartë sesa kemi shënuar më 14 shkurt 2021.
Mandati i dytë duhet të jetë përveç i përmbylljes së shumë reformave dhe proceseve të nisura në mandatin e parë, duhet të jetë një mandat i zhvillimit të një niveli tjetër për të kaluar Kosova në një nivel krejtësisht tjetër të zhvillimit të brendshëm ekonomik dhe sundimit të ligjit”, thotë ai.
Sipas tij, partitë opozitare po bëjnë garë mes veti për vendin e dytë dhe për të tejkaluar sfidën e pragut elektoral.
“Ka një garë vërtet në kampin opozitar, ato po shtyhen me njëra-tjetrën dhe krejt ky diskutimi dhe diskursi për zgjedhje në fakt është një lloj përballje e partive opozitare me njëra-tjetrën, natyrisht duke goditur Vetëvendosje në mes. Partitë politike opozitare duke qenë të bindura se s’kanë asnjë gjasë për të fituar zgjedhjet, ata po shtyhen për ranglistën mes tyre.
Atyre po iu intereson se cila prej tyre do të jetë e para në mesin e partive opozitare dhe e dyta në skenën politike. Po ashtu kanë edhe vlerësimet e tyre sesi duhet tejkaluar sfidën e pragut elektoral”, thekson Rrustemi.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Rrustemi, thotë për KosovaPress, se pa nënshkrim të marrëveshjes të Brukselit dhe Ohrit, s’mund të ketë zbatim.
“Për Qeverinë e Kosovës, zbatimi dhe përmbushja e marrëveshjes së Brukselit në këtë fazë, nënkupton njohjen reciproke de-facto të njëra-tjetrës dhe kjo do të ishte një sinjal i vet Serbisë për kapërcimin e mohimit të shtetit të Kosovës nga ana e saj…
Nuk mund të ketë zbatim pa nënshkrim, pasi nënshkrimi nënkupton pranim, nënkupton edhe marrje e përgjegjësisë për të zbatuar. Por përtej kësaj nënshkrimi i një marrëveshje ndërkombëtare mes dy palëve është gjëja më normale dhe është një shenjë e mirëbesimit se palët janë të gatshme dhe interesuara për të zgjidhur problemet dhe normalizuar raportet. Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen është shprehje e qartë se është vazhdim i refuzimit për të njohur realitetin dhe shtetin e Kosovës”, shton deputeti i mazhorancës.
Krahas kësaj, deputeti i partisë në pushtet e sheh si inkurajuese nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.
“Ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për largimin e (kryetarëve në veri), kërkohet 20 për qind të votuesve të regjistruar të atyre komunave, pastaj është faza e dytë që është votimi për largimin e kryetarëve, e që duhet të marrin pjesë 50 për qind plus një të votuesve të tërësishëm të asaj komune për të larguar kryetarët, e më pastaj që të kalohet në fazën e tretë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme…
Ne inkurajojmë mbledhjen e nënshkrimeve, është veprim qytetar dhe demokratik. Në secilin komunë qytetarët mund të ndërmarrin iniciativën për të kërkuar largimin e kryetarit të komunës”, thotë Rrustemi.
Ndërkaq, Rrustemi, deklaron se pranimi i targave RKS nga Serbia, si dhe zbatimi i marrëveshjes për energji, nuk është qasje konstruktive nga Serbia, por pranim i realitetit në terren pas insistimit të Qeverisë së Kosovës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova