LAJMI I FUNDIT:

LVV, AAK dhe Nisma nuk i kanë zëvendësuar kandidatët në lista

LVV, AAK dhe Nisma nuk i kanë zëvendësuar kandidatët në lista

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk i kanë zëvendësuar ende kandidatët për të cilët është vërtetuar nga KGJK-ja që në tri vjetët e fundit kanë probleme me ligjin.

Këtë lajm e bëri drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj, në mbledhjen e KQZ-së ku po diskutohet për certifikimin ose jo të partive politike dhe listat e kandidatëve për deputetë.

“Ka disa parti që i kane zëvendësuar vullnetarisht deputetët, LDK, Lista Serbe e disa të tjera të minoriteteve”, tha Ylli Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.


Ai tha se LVV-ja dhe AAK-ja nuk i kanë zëvendësuar kandidatët.

“Nga 47 në listë kanë mbetë vetën 26”, shtoi ai.

Ndërkohë, anëtari i VV-së në KQZ, Samir Kurteshi, ka ftuar kolegët e tij që të votojnë rekomandimin e Zyrës për Certifikimin e kandidatëve.

“Nuk dëgjova diçka të që mund të pengojë vendimmarrjen. Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin ka bërë një rekomandim dhe ne duhet të votojmë”, ka thënë Kurteshi.

Daka ka treguar se ka marrë përgjigje nga ana e KGjK-së ku është e qartësuar se ky institucion ka marrë te dhëna nga Gjykatat në gjithë vendin dhe se ato janë të verifikuara, teksa u përgjigj për shkresën për certifikimin në pako.

“Ne e kemi shtuar pikën e rendit të ditës me që na duhet të kishim edhe disa shkresa. Sa për informatën e z. Kurtishit unë i nënshkruaj të gjitha shkresat dhe vijnë të unë. Meqë u ngritën dyshime për shkresën e KGJK-së, me të cilën kërkohej të dihet a janë të sakta shkresat e dërguara për kandidatët për deputetë”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori