Lutja e Mëngjesit është një evinement që për herë të parë u praktikua nga norvegjezi Abraham Vereide, pastori i kishës protestante. Në moshën 21 vjeçare shpërngulet në Amerikë. Në vitin 1913, filloi shfletimin e literaturës në Bibliotekën e Kongresit, posaçërisht shkrimet mbi moralin dhe shpirtin e njeriut. Po atë vit, themeloi shoqatën “Goodwill Industries”, një organizatë e cila do të merret me papunësinë. Në vend të hulumtimit të vendeve të reja të punës, organizata do të përqendrohet në ngritjen e vetëdijes kombëtare, të përshkuar nga një spiritualizëm moral, spiritualizëm i cili për Vereiden ishte boshti i së ardhmes amerikane. Fisnikërimi i shpirtit dhe ngritja e moralit do të bëhen alfa dhe omega e filozofisë së tij.
Politika amerikane dhe Lutjet e Mëngjesit
Në vitin 1932, guvernatori i New Yorkut, Franklin D. Roosevelt, i cili kryesisht po punonte në zbutjen e papunësisë së madhe, kishte ftuar Vereiden të mbante një ligjëratë nga e cila, eventualisht, mund të mësohej për tejkalimin e gjendjes. Për çudinë e Rooseveltit, Vereide refuzon kërkesën. I njohur si humanist spirituel dhe i cili moralit i jepte rëndësi më tepër se çfarëdo tjetër, refuzimin e ftesës e arsyeton me faktin se amerikanët e asaj kohe kishin nevojë për rregulla të moralit me tepër se për zbutjen e papunësisë. Papunësia dhe korrupsioni, sipas Vereides, nuk ishin dy problemet kryesore të Amerikës. Kriza konsistonte në moralin e degraduar të politikës. Papunësia, korrupsioni dhe të ligat tjera evidente në shoqërisë e atëhershme amerikane, sipas Vereides zanafillën e kishin tek sjelljet aspak të mira të politikanëve të kohës.
“Lutja e Mëngjesit” e cila mbahet në Washington të martën e parë të muajit Shkurt të çdo viti, është shpikje gjithashtu e Abraham Vereides. Në fillim, të ftuarit ishin studentë. Nga viti 1942, kur themelohet “Shoqata Krishtere Internacionale”, kjo lutje do të shndërrohet në një fondacion ndërkombëtar ku do të tubon njerëz nga e gjithë bota. Nga viti 1953, evinementi në fjalë, do që quhet “Lutje Presidenciale e Mëngjesit”, pastaj “Lutje Nacionale e Mëngjesit”, e më vonë, mbajtja e saj do të bëhet në Washington, e jo nëpër qytetet e ndryshme të Amerikës siç ishte deri në atë kohë. Nga viti 1980, do të organizohet në hotelit Hilton, ku marrin pjesë 3500 mysafirë nga 100 vende të botës. E mbështetur nga Kongresi Amerikan, nga vitin 1970, “Lutja”, merr karakter kombëtar. Pa marrë parasysh kundërshtimet e disa shoqatave ekstreme fetare amerikane, konceptet e të cilave mbështeten mbi platformën e ndarjes së fesë nga shteti, qeveria amerikane me mençuri arriti që Lutjen e Mëngjesit ta destinojë të jetë forum liderësh politik e social të botës. Atmosfera e këtij forumi, përveç tjerash, përshkohet edhe nga dëshira e gjetjes së formave efikase të një kooperimi ndërkombëtar.
Çka duhet të mësojnë shqiptarët nga Lutja e Mëngjesit?
Lutja e mëngjesit është më shumë se vetëm një lutje. Përgjatë javës sa zgjatë ajo, kongresmenët amerikanë zhvillojnë takime me mysafirë nga 100 vendeve të botës. Delegacioni kosovar i cili do të jetë prezent në këtë Lutje, ka rastin të takojë kongresmenë e liderë të ndryshëm të botës. Takimet e përgatitura dhe ato të cilat do të përgatiten, janë në dobi të Kosovës.
Në kohën kur faktori shqiptar në Ballkan filloi t’i gëzohet rezultateve të punës që kishte bërë me dekada, tërmetet politike që na ranë mbi kokë, zbehën faktorizimin e shqiptarëve në rajon. Zënkat tejet të ashpra që po ndodhin përditë mes shqiptarëve në Maqedoni, dhuna e pajustifikueshme në shtetin amë dhe së fundi raporti e Dick Marty-t me gjithë parregullsitë e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, shqiptarët i vuri para një akti të kryer. Hapat e pakujdesshëm dhe të pabalansuar të faktorit politik shqiptar, shqiptarët pashmangshëm do t’i sjellë në një pozitë të rëndë. Unifikimi i këtij faktori, si pasqyrim i identitetit nacional, duhet të shqyrtohet edhe më shumë. Askush më nuk beson se ngjarjet në Shqipëri, nuk ndikojnë tek shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë, sikur që nuk mund të kaloi pa ndikime serioze as momenti politik i Kosovës e Maqedonisë në politikën e shtetit shqiptar.
Së këndejmi, “Lutja e Mëngjesit” mund të merret model simbolik i shqiptarëve për të ndërmarrë veprime të ngjashme të viteve 30-ta në Amerikë: Kriza e përgjithshme morale e qytetare, mungesa e besimit tek institucionet e shtetit, dëshpërimi kolektiv, kushtet e rënda ekonomike, rritja enorme e papunësisë, tundjet e patriotizmit kombëtar dhe sfida të tjera të karakterit shpirtëror të cilat po i përjetojnë shqiptarët, edhe më tutje do të vazhdojnë të janë thirrje serioze për të dalë nga kriza.
Nga ana tjetër, imazhi gjithnjë e më negativ i shqiptarëve në skenën ndërkombëtare, deficiti i shpresës për zhvillim të një jete të qëndrueshme financiare dhe ekonomike, mungesa e kohezionit, solidaritetit dhe frymës kompakte të unitetit nacional, humbja dhe zvogëlimi i ndjenjës së krenarisë nacionale, rritja e korrupsionit në mesin e elitave politike e sidomos humbja e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit, pastaj, kriza shpirtërore dhe morale e politikave institucionaliste shqiptare (hajnia shndërrohet në virtyt të zhdërvjelltësisë!) etj., shfaqin nevojën e krijimit të një modeli amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, në të cilën elita shqiptare, do të mblidhej për të biseduar rreth një platforme të përgjithshme për shqiptarët, duke u lutur dhe vepruar për një jetë më të mirë të të gjithë neve.
Nga amerikanët, shqiptarët dhe bota mund të mësojnë edhe gjëra tjera, por në këtë kohë leksionet duhet të përtypen seriozisht dhe sa më shpejtë. Shqiptarët më nuk mund të ngopen vetëm me fjalë, madje qofshin edhe sofizma. Fjalët domosdoshmërisht duhet të përkthehen në vepra, madje, në veprime konkrete dhe të organizuara. Përndryshe, kriza morale dhe shpirtërore e shqiptarëve në Ballkan sa vjen e pëson tronditje, sidomos nga zhvillimet (ngecjet) e brendshme e të ngathta. Të ftuarit e sivjetmë shqiptarë që po marrin pjesë në Lutjen e Mëngjesit, duhet të inspirohen nga fryma pozitive që buron atje, dhe atë frymë ta përcjellin deri tek ne këtu në Ballkan.
Shqiptarët, si asnjëherë më parë, ndoshta më shumë se Vereide në Amerikë, duhet të punojnë në strukturimin e tyre shpirtëror dhe moral, e fill pas kësaj, punës t’i qasen, seriozisht dhe me ndershmëri!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze