LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri merr ftesë ta vizitojë Bujanocin më 28 nëntor

Lutfi Haziri merr ftesë ta vizitojë Bujanocin më 28 nëntor

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetarin e ri të Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Shqipërim Musliun.

Siç thuhet në komunkiatën nga ky takim, Haziri e ka uruar Musliun për zgjedhjen në krye të LPD, sikurse që ka shfaqur zotimin e vazhdimit të bashkëpunimit të Komunës së Gjilanit me atë të Bujanocit.

Në takim, kreu i Gjilanit ka konfirmuar se në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, do të organizohet akademi përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.


Kryetari i Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik , Shqipërim Musliun, e kanë falënderuar kreun e Gjilanit për pritjen dhe zotimin për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Në fund, përfaqësuesit politikë të Bujanocit kanë ftuar kryetarin Haziri për vizitë në Bujanoc në ceremoninë e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori