LAJMI I FUNDIT:

Lumi Sitnica rrezikon disa pjesë të Mitrovicës

Lumi Sitnica rrezikon disa pjesë të Mitrovicës

Pas stabilizimit të gjendjes në shumë komuna nga reshjet e mëdha atmosferike të ditëve të fundit, qyteti i Mitrovicës tek tash është duke u përballur me vërshime të ujit, pasi që është rritur jashtëzakonisht shumë nivelit i ujit në lumin Sitnica.

Safet Kamberi, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, në një prononcim për portalin Veriu.info ka bërë të ditur se lagja “2 Korriku” është e rrezikuar nga rritja e madhe e nivelit të lumit Sitnica.

“Ne kemi evakuuar një familje në këtë pjesë. Gjendje shqetësuese është edhe në afërsi të lagjes Bair, më saktësisht afër tunelit, ku nivelit i Sitnicës i ka prek shumë biznese dhe një shtëpi. Ndërsa, bahçet që kanë qenë në atë pjesë janë përmbytur nga uji i dalë prej rrjedhës së tij në lumin Sitnica”, ka treguar Kamberi për Veriu.info.

Ai bërë të ditur se komuna ka marrë të gjitha masat, sa i përket veprimeve që janë në kompetencë të saj dhe është zotuar se komuna do t’iu dalë në ndihmë të gjitha familjeve që eventualisht mund të evakuohen, duke iu siguruar strehim dhe ushqim.


Nga gjendja në terren, shihet që nëse lumi Sitnica vazhdon të dalë nga shtrati me këtë ritëm, atëherë është rrezik të përmbyten nga uji shumë shtëpi dhe objekte, që gjenden në këtë pjesë të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori