Minsitri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo, nuk është ende nën hetim zyrtar nga Prokuroria Speciale.

Pavarësisht kësaj organi i akuzës nuk është duke qëndruar duarkryq.


Është kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ai që pohoi se prokuroria është duke grumbulluar informacione rreth pretendimeve të disa banorëve të lagjes Dardania, që thonë se ministri i bujqësisë Nenand Rikalo, ka kryer krime lufte, transmeton klankosova.