LAJMI I FUNDIT:

Lumenjtë e ndotur të Maqedonisë, rrezik për shëndetin e qytetarëve

Lumenjtë e ndotur të Maqedonisë, rrezik për shëndetin e qytetarëve

Lumi Vardar, Treska, Pçinje dhe Lepenc janë skajshmërish të papastra. Mostrat e fundit të Qendrës së Shëndetit Publik, cilësinë e e ujërave të këtyre lumenjve e kanë kategorizuar në nivelin e 4 dhe 5 për nga pastërtia, që është tregues se përmbajtja e tyre është tejet e ndotur. Sipas autoriteteve ndotës kryesor të lumenjve janë qytetarët e pandërgjegjshëm, megjithatë nuk përjashtohen edhe industritë të cilët në mënyrë të paligjshme derdhin materie të rrezikshme në ujërat e lumenjve.

“Uji i këtyre lumenjve sipas klasifikimit, nuk shërben për asnjë lloj qëllimi për qytetarët, si për notim apo rekreacion, për kulturat bujqësore apo ujësjellës. Ndotja e lumenjve para së gjithash vjen nga hedhja jo ligjore e mbetjeve të ngurta, mbetjeve të e ndërtimit. Jemi dëshmitarë të shumë deponive përreth lumenjve, nga mbikëqyrjet tona higjienike – sanitare. Ndotja vjen po ashtu edhe nga kullimi joligjor i ujërave të kanalizimeve edhe atë nga ujërat industrial të objekteve të cilët pa asnjë trajtim të ujit, direkt lëshohen në lumenj. Pastaj edhe nga ujërat e kanalizimeve komunale, dhe nga përdorimi i pesticideve – tha Dr. Pece Simjanoski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore pranë QSHP.

Simjanoski alarmon se derisa qytetarët e përdorin ujin e lumenjve për nevoja bujqësore apo të amvisërisë, kjo paraqet rrezik të lartë shëndetësor.


“Kulturat bujqësore ujiten nga ujë i ndotur. Ato do jenë të ndotura, ato i shfrytëzon bagëtia dhe njerëzimi. Paraqet rrezik shëndetësor përmes ushqyerjes. Këto ujëra i ndotin edhe ujërat nëntokësor të cilët më vonë përmes pusetave apo burimeve të tjera të ujit shfrytëzohen si ujë për pije. Këtu kemi tjetër aspekt të ndotjes – u shpreh Dr. Pece Simjanoski, specialist për higjienën dhe ekologji shëndetësore pranë QSHP.

Pavarësisht gjendjes faktike, institucionet përkatëse nuk kanë marrë hapa konkret.

“Ekipi i ALSAT inspektoi disa zona përreth lumenjve, megjithatë në asnjërën prej tyre nuk u vërejtën tabela informative të cilat informojnë qytetarët se uji i lumenjve është i ndaluar për qytetarët”.

Qendra e Shëndetit Publik në Shkup, në nivel vjetor teston 70 mostra të ujërave të lumenjve. Për 30 vite me radhë thonë se gjendja paraqitet e njëjtë. Rekomandimet e tyre, nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga institucionet përkatëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori