LAJMI I FUNDIT:

Luma: Koalicioni me AAK-në, nuk është në interes të PSD-së

Luma: Koalicioni me AAK-në, nuk është në interes të PSD-së

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po debatohet për koalicionet parazgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Analisti Ernest Luma ka thënë se ka besuar se Haradinaj ka bërë veprim të mirë që ka lidhur koalicion me PSD-në, por sipas tij nuk ka qenë veprim i mirë i kësaj të fundit.

“Nuk mendoj se është në interes të PSD-së ky koalicion për shkak të profilizimit politik. PSD është parti e spektrit të majtë ndërsa AAK e spektrit të djathtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Luma thotë se interesi i AAK-së ka qenë që të ketë sa më shumë parti në koalicionin e saj por sipas tij ky koalicion është një risk për PSD-në.

“Njerëzit e PSD-së edhe ashtu kanë qenë të hendikepuar të futen në zgjedhje edhe pa këtë koalicion me AAK-në”.

Luma thotë se edhe qëndrimet që kanë mbajtur njerëzit eminentë në PSD ndaj AAK-së janë problematike.

“Nuk mendoj se Dardan Molliqaj do t’i merr 50 mijë vota në këtë koalicion”, tha mes tjerash Ernest Luma. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori