LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Basha bënë thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së

Lulzim Basha bënë thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së

Në fjalën e tij në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi përmbylljen e njohjes së Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur vendin e vogël në Ballkanin Perëndimor.

Basha gjithashtu bëri thirrje për një ndikim më të madh të Evropës për përmbylljen e marrëveshjes për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dy vendeve t’u mundësohet anëtarësimi sa më i shpejtë në BE.

Ndërkaq, Basha theksoi se popujt e rajonit, pa dallim, duan të shohin përpara për të ardhmen e tyre të përbashkët evropiane dhe të lënë pas të kaluarën tragjike.


Asambleja e EPP-së, Basha: Reforma zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit, prioritet për Shqipërinë
Lexo po ashtu Asambleja e EPP-së, Basha: Reforma zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit, prioritet për Shqipërinë

Situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë ishte gjithashtu pjesë e diskutimit të Bashës në takim.

Basha theksoi se PD mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një zgjidhje diplomatike në Ukrainë.

“Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në aleancën tonë euroatlantike përballë kësaj sfide të rrezikshme jo vetëm për vetë Ukrainën, por edhe për Evropën e më gjerë”, shtoi Basha.

“Lufta nuk duhet të jetë kurrë një opsion, ndaj mbetet detyrë e liderëve politikë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe të lënë mënjanë kërcënimet e luftës”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori