Mos e bëni këtë gabim me lulet tuaja, ndryshe nuk do të çelin

Ndonjëherë, pavarësisht përpjekjeve tona, ujitjes së rregullt, plehërimit dhe kujdesit të përditshëm, lulet vazhdojnë të refuzojnë të çelin. Edhe kur mendojmë se po bëjmë gjithçka siç duhet, ka shumë gjasa që pa vetëdije po përsërisim një gabim që i pengon bimët të arrijnë potencialin e tyre të plotë.


Dashamirët e kopshtarisë e dinë mirë se duhet shumë punë për t’i dhënë hapësirës së jashtme pamjen më të mirë. Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë muajve të verës, kur kalojmë më shumë kohë duke shijuar diellin në kopsht. Një gjë që mund të prishë pamjen e përgjithshme është kur lulet nuk çelin siç duhet.

Sipas Michaelit, i njohur si “Kopshtari Mesdhetar” në TikTok, një gabim i zakonshëm mund të jetë pikërisht fajtori. Në një video të fundit, ai tha se njerëzit e bëjnë këtë gabim “gjithë kohën” dhe lidhet me mënyrën se si hiqni lulet e thata nga bimët.

Heqja e luleve të thata do të thotë largimi i luleve të vdekura ose të vyshkura për t’i dhënë bimës mundësinë të çelë më shumë dhe më bukur. Edhe pse tingëllon e thjeshtë, një gabim që shumë njerëz bëjnë mund të ketë efekt të kundërt.

Duke e bërë demonstrimin, Michaeli shpjegoi: “Heqja e luleve të vyshkura nuk është e njëjta gjë me prerjen e të vyshkurave dhe nuk do të inkurajojë rritjen e më shumë luleve." Ai theksoi se kur hiqni vetëm petalet (fletët ngjyrë të lules) me dorë, mbetet pjesa e brendshme që prodhon farat (sythi). Kjo i tregon bimës se ka përmbushur ciklin e saj dhe nuk ka nevojë të prodhojë më shumë lule, transmeton Telegrafi.

@themediterraneangardener

When you only pull off the petals of a flower you've leaving behind the ovules that produce seeds. You need to pinch off or prune the full flower head to encourage more blooms. #gardening

Si të bëni heqjen e luleve të vyshkura siç duhet

Fatmirësisht, është shumë e lehtë të shmangni këtë gabim dhe nuk ju duhen as gërshërë kopshti. Sipas Michaelit, mjafton të përdorni gishtin e madh dhe treguesin për të kapur me kujdes dhe saktësi gjithë kokën e lules, duke e hequr të plotë në një tërheqje, në vend që të hiqni vetëm petalet.

Këtë mund ta bëni me çdo lule që duket e zbehur ose e tharë. Është një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë bimës një nxitje dhe për të stimuluar rritjen e luleve të reja. Sa shpesh duhet ta bëni varet nga lloji i bimës: për disa mund të jetë çdo ditë (si te lulet e verës në saksitë e jashtme), ndërsa për të tjera (si bimët shumëvjeçare) mjafton një herë në javë.

Sipas Shoqatës Mbretërore të Hortikulturës, është më mirë të hiqni çdo lule që fillon të vyshket sa më shpejt, pavarësisht stinës. Por nëse nuk keni kohë për ta bërë shpesh, mos u shqetësoni - një vonesë prej disa ditësh apo edhe një jave nuk do të ndikojë shumë në shëndetin dhe bukurinë e luleve tuaja. /Telegrafi/