Nëse dëshironi dekorime të mira dhe me funksione interesante, atëherë mos kërkoni gjë tjetër pos lule.
Lulet e bukura jo vetëm që e pasurojnë me bukuri shtëpinë, por edhe e pastrojnë ajrin, ndihmojnë në krijimin e një ambienti më relaksues dhe më të qetë në dhomë, transmeton Telegrafi.
Të gjithë e dimë se shpenzimi i kohës në natyrë ndërlidhet me nivele të vogla të stresit, por hulumtuesit gjermanë, në vitin 2008 kishin zbuluar se edhe pacientët e spitalit, të cilët kishin pasur lule në dhomat e tyre, kishin raportuar për nivele më të vogla të stresit sesa pacientët pa lule në dhomat e tyre.
Prandaj, Telegrafi ju sjell bimën më të shëndetshme të të gjitha kohërave:
Aloe Vera
Xheli i bimës aloe ka një numër të madh të vetive shëruese. Jo vetëm që i lehtëson djegiet dhe prerjet e lëkurës, por edhe ndihmon në përmirësimin e kualitetit të ajrit në shtëpi.
Kjo bimë i heq të gjithë ndotësit e ajrit të cilët gjenden në detergjent të ndryshëm dhe, kur sasia e kimikaleve të dëmshme të jetë rritur, gjethet e kësaj lule fillojnë të marrin ngjyrë kafe.
Këshillë: Kjo bimë rritet më së miri nën rrezet e diellit. /Telegrafi/