Luiz Inacio Lula da Silva është betuar si presidenti i ri i Brazilit – hera e tretë që mban postin më të lartë të vendit.
Politikani veteran i krahut të majtë, i njohur gjerësisht si Lula, gjithashtu udhëhoqi vendin midis 2003 dhe 2010 – dhe mundi në zgjedhjet e tetorit Jair Bolsonaron.
Ka pasur masa të rrepta sigurie për ceremoninë mes frikës se mbështetësit e Bolsonaros mund të përpiqen ta prishin atë dhe të shkaktojnë trazira apo edhe viktima.
Vetë Bolsonaro nuk mori pjesë, pasi u largua të premten nga Brazili drejt SHBA-ve, raporton bbc.
Shumë mbështetës të 77-vjeçarit u mblodhën para Kongresit që herët në mëngjes – të zbukuruar me ngjyrën e kuqe të Partisë së Punëtorëve. Ata udhëtuan për të parë liderin e tyre – por edhe për një festë.
Më shumë se 60 artistë – duke përfshirë legjendën e Samba, Martinho da Vila – do të performojnë në dy skena gjigante të dekoruara me flamurin kombëtar si pjesë e një festivali muzikor të quajtur “Lulapalooza”. /Telegrafi/